TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Tetor 2024, 22:49

A do të gjejë qetësi Lindja e Mesme? Nisin bisedimet për arritjen e një armëpushimi në Gaza!

Shkruar nga Pamfleti

A do të gjejë qetësi Lindja e Mesme? Nisin bisedimet për

Bisedimet për pengjet dhe armëpushimin e Gazës në Doha "kanë filluar", kështu tha një diplomat i njohur me këtë çështje për CNN të dielën.

Negociatorët kryesorë nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Katari ishin planifikuar të takoheshin në Doha të dielën për të diskutuar përpjekjet për të arritur një marrëveshje, raportoi CNN të enjten.

Ky është raundi i parë i bisedimeve të nivelit të lartë në më shumë se dy muaj. Zyrtarët amerikanë kanë argumentuar për rinovimin e vrullit pas vrasjes nga Izraeli të liderit të Hamasit, Yahya Sinwar .

Më herët të dielën, Egjipti propozoi publikisht një marrëveshje armëpushimi dy-ditore , në të cilën katër pengje izraelite në Gaza do të shkëmbeheshin me të burgosur palestinezë të mbajtur në Izrael.

Kujtojmë se që nga nisja e luftës, Kajro ka luajtur një rol kyç në ndërmjetësimin e bisedimeve, së bashku me Katarin dhe SHBA-në.

Lini një Përgjigje