
Hapësira ajrore e Venezuelës mbyllet, Karakasi luhatet mes frikës dhe rutinës
Tensionet mes Venezuelës dhe Shteteve të Bashkuara po rriten me ritme të shpejta, ndërsa qytetarët venezuelianë përballen çdo ditë me pasiguri të thellë. Këtë javë, avionë luftarakë amerikanë shoqëruan një bombardues strategjik pranë bregdetit të Venezuelës, ndërsa mediat shtetërore publikuan pamje të ushtarëve venezuelianë duke qëlluar drejt qiellit. Në Karakas, paniku solli mijëra njerëz nëpër supermarkete për të mbushur raftet me çdo gjë të nevojshme.
Një ditë më vonë, qetësia u rikthye si zakonisht, një realitet i çrregullt që banorët thonë se po i lodh në mënyrë të pashpjegueshme. Ata jetojnë “moment pas momenti”, pa e ditur nëse pas orësh mund të nisë një konflikt i armatosur.
“E hëna ishte e frikshme, rrugët bosh. Të mërkurën dukej sikur asgjë s’kishte ndodhur. Qeveria e Maduros është eksperte në manipulimin e emocioneve tona”, shtoi tha një grua nga Karakasi, e cila foli nën anonimitet nga frika e përndjekjes.
Ndërkohë, administrata e Donald Trump, e cila sot njoftoi se ka mbyllur hapësirën ajrore të Venezuelës për arsye sigurie, duke paralajmëruar se çdo avion i paautorizuar “do të trajtohet si kërcënim”, vazhdon presionin. SHBA ka grumbulluar forca detare prej gushtit dhe ka nisur goditje ndaj varkave që i quan pjesë të trafikut të drogës. Maduro ka mobilizuar ushtrinë dhe popullin, madje ka shpallur “kohë festive” për të ulur tensionin e brendshëm.
Krizës i shtohet edhe lufta diplomatike: gjashtë kompani të mëdha ajrore humbën licencat e fluturimit mbi Venezuelë, ndërsa udhëtarë të shumtë kanë mbetur të bllokuar. Ironikisht, në të njëjtën kohë regjimi i Maduros ende lejon uljen e avionëve me deportuar nga SHBA.
“Është absurde. Nëse besojnë vërtet se po afrohet një sulm amerikan, pse vazhdojnë të marrin fluturime deportimi dy herë në javë?”, shkroi analisti Geoff Ramsey.
Venezuelianët, të rraskapitur nga varfëria, mungesa e ushqimit, ujit e ilaçeve dhe represioni politik, ndihen të zhytur në një lloj “seriali” propagandistik që ndryshon çdo ditë.
“Sa herë flet SHBA, shpresojmë. Mendojmë se ndoshta tani do të ndodhë diçka dhe Maduro do largohet. Por asgjë s’ndodh. E kemi parë këtë skenar shumë herë”, tha një shef kuzhine në Karakas.
Ndërsa Trump paralajmëroi se “veprimet do të vijnë shumë shpejt”, qytetarët venezuelianë janë të ndarë mes frikës dhe dëshirës për një ndryshim të menjëhershëm, çfarëdo qoftë ai. /Përshtati “Pamfleti” nga “Washington post”
Lini një Përgjigje