TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Shtator 2025, 19:35

Aksident i rëndë në Greqi, tramvaji përplaset me autobusin; 30 të plagosur!

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Greqi, tramvaji përplaset me autobusin;

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Greqi, ku një autobus urban është përplas me një tramvaj në Pire.

Si pasojë e përplasjes së fortë mësohet se 30 pasagjerë janë plagosur. Aksidenti ndodhi kur autobusi u ndal në stacion për të zbritur pasagjerët dhe tramvaji u përplas me të.

Në videot dhe fotot e publikuara nga mediat greke, tramvaji duket se është përplasur në pjesën e pasme të autobusit ndërsa disa njerëz janë ulur në trotuar.

Një pasagjere e autobusit foli para kameras për aksidentin, duke thënë se pa njerëz të binin përtokë, pasi tronditja nga përplasja ishte shumë e fortë.

"Autobusi ishte ndalur për të bërë një ndalesë. Ata nuk kishin pasur kohë të mbyllnin dyert dhe tramvaji erdhi nga pas. Unë u trondita, të tjerë ranë përtokë. Ishte shumë e rrezikshme, kishte të moshuar, të tjerë kishin probleme me qafën. Shumë ranë përtokë sepse tronditja ishte shumë e fortë, sepse unë, që isha ulur, përqafova personin përballë meje", tha gruaja.

Sipas informacioneve fillestare dhe deklaratave të shoferit të tramvajit, shoferi u ndje keq gjatë udhëtimit dhe u përplas me autobusin e qytetit. Para përplasjes, sistemi i frenimit emergjent i trenit u aktivizua dhe kufizoi ashpërsinë e përplasjes.

Për shkak të aksidentit rrugor, trafiku në rrugën Mikras Asias është veçanërisht i rënduar me makinat që kanë krijuar varg kilometrik.

Lini një Përgjigje