Zyra e prokurorit të Parisit ka hapur një hetim ndaj një 15-vjeçari, i dyshuar për hakimin e agjencisë së identitetit të vendit dhe përpjekjen për të shitur të dhënat e miliona francezëve në një rrjet të errët këtë muaj, raporton Reuters.
Adoleshenti, identiteti i të cilit nuk u zbulua, u ndalua më 25 prill dhe u mbajt në paraburgim për t’u marrë në pyetje pasi dyshohej se fshihej pas nofkës “breach3d”, i cili kishte nxjerrë në shitje të dhënat e vjedhura.
Qasja e paligjshme dhe vjedhja e të dhënave qeveritare mbart një dënim deri në shtatë vjet burg dhe një gjobë që mund të arrijë në 300,000 euro.
ANTS, agjencia që ruan të dhëna personale nga qytetarët francezë, të tilla si karta identiteti, pasaporta, leje drejtimi dhe targa, konfirmoi se të dhënat e nxjerra në shitje ishin autentike dhe informoi policinë se kishte zbuluar një aktivitet të pazakontë në rrjetin e saj më 13 prill.
Më 22 prill , nëntë ditë pas shkeljes së të dhënave, agjencia u dërgoi një email miliona qytetarëve francezë duke i informuar ata për sulmin kibernetik dhe duke i këshilluar të ishin shumë të kujdesshëm, pasi mund të marrin telefonata ose email-e të padëshiruara.
Sulmi kibernetik ka ngritur pyetje në Francë nëse është e sigurt për qytetarët që të kenë të gjitha informacionet e tyre personale të ruajtura në një bazë të dhënash qendrore.
Jo telefona ne duart e adoleshenteve