Trump dhe Hegseth shpallin fundin e “dekadencës woke” në ushtri, paralajmërojnë botën me doktrinën e forcës dhe rikthejnë Ballkanin në skakierën e konfrontimit global...
Administrata e re e Donald Trump ka zgjedhur të nisë sezonin me një sinjal të fortë lufte: rikthimin e Pentagonit tek doktrina klasike e konfrontimit.
Pete Hegseth, Sekretari i ri i Mbrojtjes i zgjedhur nga Trump, në fjalimin e tij të parë para gjeneralëve amerikanë shpalli fundin e asaj që e quajti “dekadenca woke” dhe paralajmëroi një erë të re: “Detyra jonë është të përgatitemi për luftë”.
Ky mesazh u përforcua menjëherë nga vetë Trump, i cili nuk nguroi të shkojë deri te arma më e frikshme e planetit: “Nëse dikush përmend armët atomike, ne jemi gati”.
Ky është një shantazh i hapur strategjik, i dërguar jo vetëm kundërshtarëve të drejtpërdrejtë, Moskës, Pekinit dhe Teheranit, por edhe aleatëve të ngushtë të Amerikës në Evropë, të cilët tashmë po përballen me krizë lidershipi, mungesë kohezioni dhe varësi të plotë nga Washingtoni për sigurinë.
Retorika e re e Pentagonit synon ta rikthejë frikën si instrument diplomatik, duke e zëvendësuar diskursin e dekadës së fundit për “vlerat demokratike” me një mesazh brutal: vetëm forca e ruan paqen.
Kjo qasje po vendos bazat e një tensioni të ri global, në një kohë kur bota ende nuk është shëruar nga pasojat e luftës në Ukrainë, ndërsa fronti i hapur mbi Tajvanin pritet të shpërthejë në çdo moment.
Ballkani, si zakonisht, nuk do të mbetet jashtë kësaj loje të rrezikshme.
Shqipëria, si anëtare e NATO-s, është tashmë pjesë e infrastrukturës ushtarake amerikane në rajon, me bazën ajrore të Kuçovës që ka hyrë në funksion dhe me një prani gjithnjë e më të dukshme të interesave strategjike amerikane.
Një Pentagon që kërkon konfrontim dhe përgatitet për luftë, do të rrisë presionin për përdorimin maksimal të bazave në Ballkan, duke e shndërruar Shqipërinë në një pikë kyçe të Mesdheut lindor. Kjo do të thotë më shumë siguri nga njëra anë, por edhe më shumë rreziqe nëse rajoni kthehet në objektiv të rivalëve strategjikë të SHBA-së.
Mesazhi i Trump dhe Hegseth është i qartë: Amerika po heq dorë nga diplomacia klasike dhe po përgatitet për një erë të re të politikës së forcës.
Për Shqipërinë dhe fqinjët e saj, ky është një paralajmërim i heshtur se roli i tyre në lojën e madhe të gjeopolitikës nuk do të jetë më thjesht simbolik, por jetik dhe i pashmangshëm./Pamfleti
Popullsia e bote po shtohet ne menyre te frikshme ndersa kushtet natyrore po keqesohen vazhdimisht. Ne parlament dhe stacionet televizive flasin shume per nevojen per me teper demokraci pikerisht ATA qe po e abuzojne demokracine ekzistuse e kane bere deri tani te kunderten, kane stimuluar anarkine, qe i sherben me devotshmeri korrupsionit. Kjo eshte nje tendence ne rritje ne shkalle globale dhe gjeneron kaos e endera te semura qe ja mbyllin gojen atyre qe e interpretojne drejt realitetin, e pra qe jane shume me afer se vertetes, qe askush nuk e kupton ne masen 100%. Nderkaq Kaosi i krijon hapesira te medha sharlataneve qe grijne sallate dite e nate por nuk zgjidhin as nje problem. Keta njerez jane gjithmone te pa kenaqur sepse lumturia krijohet tek cdo i ndivid kur Al, Ajo e zgjidh problemin dhe nje komponente e fuqishe e lumturise eshte kenaqesia shpirterore. Amerika ka filluar nje vete transform per tu permiresuar ne cdo drejtim, ku nje rol te madh ka eliminimi i te gjitha dogmave dhe ideve qe kane deshtuar. Presidenti Trump dhe Sekretari i Departamentit te luftes kane hapur nje epoke te re dhe i ka vene te gjitha pikat mbi germat I. Ne kete epoke te historise se Amerikes do thellohet revolucioni shkencor, teknologjik, aresimit do i jepen prioritete te reja per ta kuptuar drejt realitetin qe te jene produktive, te dobishem veten dhe familiet e tyre e per ti kontributet e tyre si vektore paralele qe te realizohet konceptimi qe Amerika si nga pikpamja absolute edhe relative te jete ne kuotat me te larta, pra te jete e para. Ne, nje vend i vogel kemi nevoje te mesojme nga Amerika sa me shume. Por ne duhet te kuptojme se egzistenca e kombit tone do jete e sigurte vetem ne se ne do te mire kuptohemi plotesisht me te.