TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Shtator 2025, 15:42

Trump i vendos afat Hamasit: 3 ose 4 ditë, pastaj Izraeli le të bëjë ç’të dojë

Shkruar nga Pamfleti

Trump i vendos afat Hamasit: 3 ose 4 ditë, pastaj Izraeli le të

Donald Trump, në një deklaratë të papritur para gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë, ka dhënë një paralajmërim të fortë ndaj grupit Hamas, ndërsa nisej drejt Virxhinias për një takim me oficerë të lartë ushtarakë.

"Thjesht po presim që Hamas të përgjigjet", tha Trump, duke theksuar se grupi palestinez ka “tre ose katër ditë” kohë për të reaguar ndaj propozimit të tij për paqe.

Sipas tij, nuk ka shumë hapësirë për negociata: “Dua kthimin e pengjeve dhe sjellje të mirë nga ana e tyre”, theksoi ai.

Në rast se Hamas e refuzon këtë ofertë, Trump u shpreh prerë: “Do t’i le Izraelit dorë të lirë të bëjë atë që duhet të bëjë.”

Kjo deklaratë vjen në një moment kur tensionet në Lindjen e Mesme janë në rritje, dhe SHBA po përpiqet të gjejë një kanal diplomatik për të frenuar përshkallëzimin e konfliktit. Por toni i Trump, i njohur për qasjen e tij të ashpër dhe jo-diplomatike, duket se i shton presionin situatës në terren.

 

1 Komente

  1. a
    astrit

    Ç'te doje po ben Izraeli!

    Lini një Përgjigje