TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Shtator 2025, 15:53

Nis epoka e hekurt në ushtrinë amerikane, Hegseth mobilizon gjeneralët: Detyra jonë të bëhemi gati për luftë dhe ta fitojmë atë!

Shkruar nga Pamfleti

Nis epoka e hekurt në ushtrinë amerikane, Hegseth mobilizon

Në një takim të jashtëzakonshëm në Quantico, Trump dhe Hegseth radikalizojnë politikën ushtarake të SHBA-së: fundi i epokës “woke” dhe kthimi i disiplinës së hekurt në ushtri...

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka mbajtur takimin e shumëpërfolur me afro 800 drejtues të ushtrisë amerikane.  

Hegseth, deklaroi publikisht se “Departamenti i Mbrojtjes” nuk ekziston më, zëvendësuar zyrtarisht me “Departamentin e Luftës”, pas një urdhri ekzekutiv të Presidentit Donald Trump në fillim të shtatorit.

“Detyra jonë është të përgatitemi për luftë dhe ta fitojmë atë”, deklaroi Hegseth, duke theksuar se epoka e “mbrojtjes” ka përfunduar dhe ushtria amerikane duhet të rikthejë fokusin e saj ofensiv. Ai e quajti momentin “krucial” dhe paralajmëroi reforma të menjëhershme dhe të pakthyeshme në strukturën dhe kulturën e brendshme ushtarake.

Nis epoka e hekurt në ushtrinë amerikane, Hegseth mobilizon

Një ndër masat më të diskutueshme të shpallura ishte vendosja e standardeve fizike të unifikuara dhe të “neutrës gjinore”: testet fizike dhe përgatitja luftarake do të maten sipas niveleve të meshkujve, pa përjashtim. “Nëse gratë mund të përmbushin këto standarde, aq më mirë. Nëse jo, nuk është qëllimi ynë, por mund të ndodhë. Kjo vlen edhe për burrat e dobët. Ne nuk po luajmë. Këtu flitet për jetë a vdekje”, theksoi ai.

Nis epoka e hekurt në ushtrinë amerikane, Hegseth mobilizon

Hegseth hodhi akuza të rënda ndaj administratave të mëparshme, duke thënë se udhëheqës të papërgjegjshëm politikë kishin shndërruar ushtrinë në një institucion “woke”, të udhëhequr nga kritere racore, gjinore dhe ideologjike. “Kemi promovuar njerëz për arsye të gabuara. Tani do të pastrojmë rrënojat”, u shpreh ai. Ai bëri të qartë se nuk do të ketë më zyra të diversitetit, përfshirjes apo muaj të “identitetit kulturor”. “Kemi mbaruar me këtë m*t”, deklaroi në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Nis epoka e hekurt në ushtrinë amerikane, Hegseth mobilizon

Ndryshimet do të prekin gjithashtu edhe pamjen e jashtme dhe disiplinën: nuk do të lejohet më mbajtja e mjekrës, flokëve të gjatë apo “shprehje individuale të kota”, ndërsa për gjeneralët mbipeshë tha se janë “një turp kombëtar”.

Për të gjithë ata që nuk pajtohen me këtë linjë, Hegseth dha një mesazh të qartë: “Nëse nuk jeni dakord, bëni aktin më të ndershëm, dorëhiquni.”

Donald Trump, i pranishëm në takim, mbajti një qëndrim edhe më të prerë: “Nëse takoj ndonjë gjeneral që nuk më pëlqen, do ta shkarkoj menjëherë.” Ai theksoi se SHBA është “25 vite përpara çdo vendi tjetër” në teknologji ushtarake dhe përmendi përdorimin e një nëndetëseje bërthamore si mjet për të zmbrapsur një kërcënim të shkurtër nga Rusia: “Ishte e padukshme, vdekjeprurëse, dhe mjaftoi që kërcënimi të zhdukej.”

Ky takim, i pari i këtij lloji në dekada, ka ngritur shqetësime serioze në qarqet ushtarake dhe diplomatike, pasi mund të paralajmërojë një transformim rrënjësor të politikës së jashtme dhe të sigurisë të SHBA-së. Disa burime brenda Pentagonit shprehën shqetësimin se takimi mund të jetë prelud i prerjeve të mëdha në radhët e gjeneralëve dhe admiraleve, me objektiv të reduktohet numri i tyre me të paktën 20%.

Hegseth po përgatit gjithashtu një strategji të re kombëtare mbrojtjeje, ku prioritet do të jetë “siguria dhe mbrojtja e brendshme”, përfshirë edhe angazhimin e trupave në kufirin me Meksikën – një sinjal i qartë se fokusi po largohet nga përballja globale me Kinën për t’iu kthyer mureve të brendshme të Amerikës.

Ky është një mesazh i qartë për të gjithë aleatët dhe kundërshtarët: Amerika e Trumpit nuk do të luajë më rolin e moderatores ndërkombëtare. Ajo është duke u rikthyer si një fuqi e papërmbajtur ushtarake – dhe kjo herë, me urdhrin për të fituar. /Përshtati “Pamfleti” nga “Corriere Della Sera”

1 Komente

  1. N
    Nasip Durmishi

    Ushtria do pegatitje profesionale ,pergatitje fizike dhe disipline te celikte.

    Lini një Përgjigje