Bota30 Nëntor 2023, 08:14

Arrihet marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit, zgjatet edhe një ditë armëpushimi

Shkruar nga Pamfleti

Arrihet marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit, zgjatet edhe një

Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit është zgjatur sërish me një ditë tjetër, raportuan Forcat Mbrojtëse të Izraelit të enjten në mëngjes, pak para se marrëveshja të skadonte. Kjo është zgjatja e dytë e armëpushimit që filloi të premten.

Gjatë armëpushimit janë liruar 70 pengje izraelite dhe 210 palestinezë janë liruar nga burgjet izraelite, sipas zyrtarëve.

Ndërkohë, Izraeli do të zgjasë armëpushimin për çdo ditë që Hamasi vazhdon të lirojë 10 pengje “të cilët jetojnë”, përsëriti të enjten një zyrtar i lartë izraelit. Mark Regev, një këshilltar i lartë i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, tha për CNN se qëndrimi i Izraelit për çdo zgjatje të pauzës humanitare në luftime është i qartë dhe nuk ka kompromis.

“Çdo ditë, ne ramë dakord për një zgjatje për lirimin e 10 pengjeve”, theksoi Regev. Ndërsa kur u pyet nëse luftimet do të rifillonin brenda 24 orëve të ardhshme, Regev shtoi se, nëse Hamasi nuk arrin të përmbushë kushtet e zgjatjes, që është të lirojë 10 izraelitë, atëherë sigurisht që luftimet mund të rifillojnë. Ka ende të paktën 140 pengje brenda Gazës.

armëpushim marrëveshja izrael palestinë