Bota29 Nëntor 2023, 21:34

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Turqisë paralajmëron Izraelin: Herët a vonë do të përballet me pasojat e krimeve të tij

Shkruar nga Pamfleti

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Turqisë paralajmëron

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Turqisë u mblodh sot nën kryesimin e Recep Tayyip Erdogan me temë kryesore zhvillimet në Gaza dhe Kaukaz.

Në deklaratën e lëshuar pas mbledhjes së Këshillit thuhej se “Izraeli herët a vonë do të përballet me pasojat e krimeve çnjerëzore që ka kryer në Gaza, të cilat janë regjistruar në histori si një njollë”.

Gjithashtu flitet për një përgjegjësi kolektive të komunitetit ndërkombëtar për të ndalur pa vonesë sulmet që synojnë shfarosjen e qytetarëve të pafajshëm dhe pushtimin e territoreve të Gazës dhe nënvizohet se Turqia do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha llojet e nismave në këtë drejtim.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare Turke i vë në dukje Izraelit dhe të gjithë atyre që e mbështesin se nëse aktet e urryera nuk ndalen menjëherë, ato mund të shkaktojnë një cikël dhune, efektet e të cilit do të zgjasin për shumë breza dhe mund të përhapen përtej rajonit dhe theksojnë se një paqe e qëndrueshme mund të arrihet vetëm përmes krijimit të një shteti palestinez të pavarur, sovran dhe gjeografikisht të unifikuar me kryeqytet Jerusalemin Lindor, bazuar në kufijtë e vitit 1967.

Lidhur me zhvillimet në Kaukaz, u vlerësua përfundimi i negociatave për marrëveshjen e një paqeje të qëndrueshme midis Azerbajxhanit dhe Armenisë dhe normalizimi i marrëdhënieve tona me Armeninë në këtë kontekst.

turqi izrael palestinë