
Një aeroplan u përfshi nga flakët në Angli pasi piloti ngatërroi të djathtën me të majtën, u zbulua nga një hetim lidhur me ngjarjen.
Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore (AAIB) tha se gabimi shkaktoi flakë në systemin e frenave të avionit.
Incidenti, që përfshinte një fluturim të British Airëays për në Vancouver të Kanadasë, çoi në mbylljen e pistës për 50 minuta dhe anulimin e 23 fluturimeve nga aeroporti i Ëest Sussex.
Një zëdhënës i British Airëays tha se “siguria është gjithmonë përparësia jonë më e lartë dhe pilotët tanë e ndaluan avionin në mënyrë të sigurt.”
Sipas raportit të AAIB, në bordin e avionit ndodheshin 13 anëtarë të ekuipazhit dhe 334 pasagjerë në kohën e incidentit. Hetuesit thanë se bashkëpiloti lëvizi "pa dashje" një levë në të majtën e tij, ndërsa duhet të kishte lëvizur një levë në të djathtën e tij.
Nuk u raportua për të lënduar.
Sipas raportit, bashkëpiloti, i cili ka mbi,100 orë përvojë fluturimi, u “befasua” nga gabimi dhe “nuk ishte në gjendje të përcaktonte shkakun e tij”.
Herën e fundit që ai fluturoi me një aeroplan ishte dy javë para incidentit.
Lini një Përgjigje