Bota19 Shtator 2023, 21:44

Banka i kalon gabimisht 4.6 mln dollarë në llogari, e reja i shpenzon brenda 11 muajsh

Shkruar nga Pamfleti

Banka i kalon gabimisht 4.6 mln dollarë në llogari, e reja i shpenzon

Një studente australiane i buzëqeshi fati, pasi banka i kaloi rastësisht në llogri 4.6 milionë dollarë.

Christine Jiaxin Lee , një studente që jeton në Sydney, Australi pohoi se ajo nuk e vuri re gabimin e bankës për më shumë se dy vjet. Pasi zbuloi shumën, ajo nis me shpenzime luksi. Për 11 muaj ajo shpenzoi afro 3 mln dollarë.

Ajo kishte blerë bizhuteri, rroba dhe çanta të markave luksoze.  Ajo gjithashtu shpenzoi një pasuri të vogël për marrjen me qira të një apartamenti në Sydney dhe transferoi shuma të mëdha parash në llogari të ndryshme bankare.

Ndaj saj u lëshua një urdhër arresti dhe iu sekuestrua pasaporta. Lee, me origjinë nga Malajzia, u arrestua për mashtrim ndërsa përpiqej të hipte në një fluturim për në Malajzi duke përdorur një pasaportë malajziane.