TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Gusht 2023, 09:55

"Bëhuni gati se po vijmë", grupi Wagner kërcënon Putinin me hakmarrje (Video)

Shkruar nga Pamfleti

"Bëhuni gati se po vijmë", grupi Wagner

Ende mbetet e paqartë situata pas rrëzimit të avionit me të cilën fluturonte Yevgeny Prigozhin, kreu i kompanisë ushtarake Wagner dhe nëntë persona të tjerë. Ndërkohë kanë nisur kërcënimet për hakmarje nga ushtarët e Wagner.

Në një video ende të pakonfirmuar nëse janë ata, duket një grup luftatarësh të armatosur të cilët pretendojnë se janë të Wagnerit dhe do t’i përgjigjen Putinit.

‘Bëhuni gati, po vijmë”- thonë ata në video.

Mbrëmjen e djeshme avioni privat i Prigozhin i cili ishte i shoqëruar edhe me 10 persona të tjerë, u rrëzua duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm, asnjë prej tyre nuk mbijetoi.

Rebelimi përfundoi kur presidenti bjellorus Alexander Lukashenko ndërhyri për të ndërmjetësuar një marrëveshje. Prigozhin u pa për herë të fundit në një video dje që duket se ishte bërë në Afrikë. Prigozhin themeloi grupin mercenar Ëagner, i cili ka qenë aktiv në konflikte dhe Afrikë dhe Lindjen e Mesme dhe luftoi përkrah rusëve në Ukrainë më së shumti në betejën e ashpër të Bakhmutit.

Lini një Përgjigje