TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Qershor 2026, 14:27

Botërori 2026/ Sonte Francë-Suedi, Ibrahimovic: Askush s'ka shanse ndaj 'gjelave'!

Shkruar nga Pamfleti
Botërori 2026/ Sonte Francë-Suedi, Ibrahimovic: Askush s'ka
Sonte Francë-Suedi, Ibrahimovic: Askush s'ka shanse ndaj 'gjelave'!

Franca, një nga favoritët kryesorë për të fituar Kupën e Botës 2026, zbret sonte në fushë për ndeshjen e parë me eliminim direkt, ku do të përballet me Suedinë. Pas 10 golave të shënuar në fazën e grupeve, "Gjelat" konsiderohen favoritë të qartë nga ekspertët, edhe pse suedezët kanë në përbërje disa lojtarë cilësorë.

Edhe legjenda e futbollit suedez, Zlatan Ibrahimoviç, nuk beson te shanset e kombëtares së tij përballë Francës.

Para sfidës, ai u shpreh se "nuk shikon asnjë kombëtare që mund të eliminojë Francën", ndërsa shtoi se "Suedia do e ketë të pamundur të mbajë portën të paprekur".

Për këtë ndeshje të fazës së 1/16-ave, Franca do të ketë sërish në stol trajnerin Didier Deschamps, i cili mungoi në sfidën ndaj Norvegjisë për shkak të një fatkeqësie familjare.

Në konferencën para ndeshjes, Deschamps pranoi se skuadra e tij hyn në fushë si favorite dhe theksoi se nuk do të ndryshojë filozofinë e lojës.

Ai deklaroi se "Gjelat kanë shumë kapacitet në sulm dhe do të vijojnë këtë edhe në duelin kundër Suedisë".

Franca mbërrin në këtë fazë si një nga tri kombëtaret që e mbyllën fazën e grupeve me pikë të plota, ndërsa Suedia u kualifikua si vendi i tretë në grup. Nordikët vijnë pas një humbjeje të rëndë 5-1 ndaj Holandës, rezultat që la shumë pikëpyetje për formën e tyre.

Skuadra që do të triumfojë në këtë përballje do të ndeshet me Paraguain në fazën e 1/8-ave të Botërorit.

Ndërkohë, në orën 03:00 do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër e fazës së 1/16-ave mes Meksikës dhe Ekuadorit. Takimi do të luhet në stadiumin "Azteca", ku vendasit konsiderohen favoritë të lehtë, pasi e mbyllën fazën e grupeve me maksimumin e pikëve.

botërori 2026/ sonte francë-suedi ibrahimovic

Lini një Përgjigje