TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Prill 2023, 19:14

Bilanci i një viti lufte në Ukrainë, OKB publikon shifrat tronditëse: Mbi 8 mijë civilë të vrarë dhe 14 mijë të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Bilanci i një viti lufte në Ukrainë, OKB publikon shifrat

Organi i OKB-së për të drejtat e njeriut shtoi se ka mijëra vdekje të tjera të paverifikuara në të gjithë Ukrainën. Zyrtarisht, OKB-ja ka verifikuar 8,490 vdekje civile dhe 14,244 lëndime që nga fillimi i sulmeve në shkurt të vitit 2022.

Shumica e vdekjeve u regjistruan në territorin e kontrolluar nga qeveria ukrainase dhe nën sulmin e forcave ruse, duke përfshirë 3,927 njerëz në rajonet Donetsk dhe Luhansk.

OHCHR beson se shifrat aktuale janë dukshëm më të larta, pasi marrja e informacionit nga disa vende ku kanë ndodhur armiqësi intensive është vonuar dhe shumë raporte janë ende në pritje të vërtetimit”, thuhet në një deklaratë.

Forcat ruse kanë shtyrë ofensivën e tyre në rajonin lindor të Donetskut, ku disa qytete dhe qyteza janë nën bombardime të rënda.

Një organ hetimor i mbikëqyrur nga OKB-ja zbuloi se forcat ruse kishin kryer sulme ndaj ukrainasve, por këto akuza janë hedhur poshtë nga rusët.

Ndërkohë që lufta ende vazhdon, numri i viktmiave në rradhët e civilëve pritet të rritet për shkak se forcat ruse ende vazhdojnë të sulmet ajrore mbi godinat dhe pallatet e mbushura me ukrainas. 

ukrainë lufta bilanci

Lini një Përgjigje