
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është zotuar se ata persona që të cilët janë përgjegjësi për vdekjet e më shumë se 42,000 personave, të shkaktuar nga tërmeti i 6 shkurtit do të dalin para drejtësisë.
“Është detyra jonë t’i bëjmë përgjegjës ata që kanë kryer keq bërje dhe t’i nxjerrim ata para drejtësisë,” tha Erdogan në provincën jugore Osmaniye.
Erdogani dhe qeveria e tij janë përballur me kritika dhe akuza për një reagim të ngadaltë ndaj tërmeteve vdekjeprurëse dhe politikave të saj të planifikimit urban, pasi mijëra pallate u shembën, duke bllokuar viktimat nën rrënoja.
Ndërkohë që presidenti turk njoftoi dje se 200,000 ndërtesa banimi do të ndërtohen në tokë të fortë në njëmbëdhjetë provincat e goditura nga tërmeti shkatërrues.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga agjencia turke e fatkeqësive AFAD sot, numri i të vdekurve nga tërmetet në Turqi shkon në 42.310.
Lini një Përgjigje