
Beteja e përgjakshme për qytetin e Bakhmutit duket sa ka prodhuar një kosto të lartë për Rusinë e cila po bënë çdo përpjekje për të marrë kontrollin e tij.
Sipas zyrtarëve perëndimorë, mbi 30,000 trupa ruse janë vrarë dhe plagosur në betejën për qytetin ukrainas të Bakhmut që nga fillimi i verës së kaluar. Ata shtojnë se natyra epike e betejës është jashtë çdo raporti me rëndësinë strategjike të Bakhmutit.
Por pas më shumë se gjashtë muajsh luftimesh të tmerrshme, e ardhmja e Bakhmutit ende është e paqartë, shkruan BBC.
Që nga fillimi i luftimeve, rreth 90% e popullsisë së saj para pushtimit është larguar. Ky qytet i vogël administrativ në Donbas, tanimë është një zonë e shkatërruar.
Për Ukrainën, tha një zyrtar, beteja për Bakhmut ka qenë “një mundësi unike për të vrarë shumë rusë”.
Ushtria e Ukrainës ka paguar gjithashtu një çmim të rëndë, megjithëse zyrtarët perëndimorë kundërshtojnë shifrat e përmendura të martën nga ministri rus i mbrojtjes.
Në një deklaratë për një takim të mbrojtjes, të postuar në Telegram, Sergei Shoigu tha se Ukraina kishte humbur 11,000 trupa vetëm në shkurt.