TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Mars 2023, 15:12

Postonte lajme kundër luftës në Ukrainë, Gjykata e Moskës dënon blogerin rus me 8 vite burg

Shkruar nga Pamfleti

Postonte lajme kundër luftës në Ukrainë, Gjykata e

Gjykata e Qarkut në Moskë dënoi të martën autorin e blogerit në kanalit Telegram “Protest MGU”, Dmitry Ivanov me tetë vjet e gjysmë burg për përhapjen e “lajmeve të rreme” për ushtrinë ruse.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se Ivanovit i është hequr e drejta për t’u angazhuar në menaxhimin e faqeve të internetit dhe rrjetet elektronike dhe informative-telekomunikuese, përfshirë internetin, për një periudhë prej 4 vitesh.

Sipas ligjit për përhapjen e gënjeshtrave për forcat e armatosura ruse mbi baza politike ose të tjera, parashikohet një dënim me burg nga 5 deri në 10 vjet.

RIA thekson se gjatë hetimeve u konstatua se kanali “Protest MGU” kishte publikuar deklarata të shumta që flisnin për krimet e supozuara të ushtrisë ruse, duke përfshirë vrasjet e civilëve ukrainas.

Blogeri nuk është rasti i parë që arrestohet dhe burgoste për përhapje të lajmeve “të rreme”, lidhur me luftën në Ukrainë. Gazetarë, redaktorë, politikanë dhe qytetarë të thjeshtë janë burgosur rregullisht që nga fillimi i luftës dhe miratimi i ligjit për mos prishje të imazhit të ushtrisë ruse. Një ligj që censuron çdo mendim kundër asaj që mendon Putini dhe ushtria e tij.

blogeri rus dënohet 8 vite burg

Lini një Përgjigje