TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Gusht 2023, 18:55

Bilanci tragjik i luftës në Ukrainë, OKB: Mbi 10 mijë civilë janë vrarë që nga nisja e konfliktit

Shkruar nga Pamfleti

Bilanci tragjik i luftës në Ukrainë, OKB: Mbi 10 mijë

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, ka njoftuar se rreth 10 mijë civilë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i luftës.

Raporti i publikuar sot konfirmon vdekjen e 9,444 civilëve, ndërsa 16,940 të tjerë janë plagosur që nga shkurti i vitit 2022.

Midis viktimave janë të paktën 500 fëmijë. OKB shton se numri i viktimave nga lufta mund të jetë ende më i lartë sepse nuk ka të dhëna të përditësuara për shumë rajone dhe qytete, veçanërisht ato që janë pushtuar nga rusët.

Sipas të dhënave të konfirmuara të marra nga OKB-ja, 7,339 u vranë në rajonet ukrainase të bombarduara nga rusët dhe të mbrojtura nga ushtria ukrainase.

bilanc tragjik lufte ukraine

Lini një Përgjigje