TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Shtator 2025, 08:03

Bisedimet për Ukrainën/ Trump bisedë telefonike me Zelenskyn: Diçka do të ndodhë!

Shkruar nga Pamfleti

Bisedimet për Ukrainën/ Trump bisedë telefonike me Zelenskyn:

Presidenti i SHBA Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky pritet të zhvillojnë një telefonatë ditën e sotme. Kështu njoftoi Shtëpia e Bardhë pasi presidenti amerikan deklaroi më herët se do të komunikonte edhe me Vladimir Putinin së shpejti.

Pavarësisht pasigurive, Trump ka deklaruar se mbetet i përkushtuar në arritjen e takimi mes Vladimir Putinit dhe Volodymyr Zelenskyt dhe një marrëveshjeje paqeje mes dy vendeve në armiqësi.

"E kam vëzhguar situatën, e km ndjekur dhe kam folur me Presidentin Putin dhe Presidentin Zelensky për këtë. Diçka do të ndodhë, por ata nuk janë ende gati. Por diçka do të ndodhë. Do ta kalojmë", tha Trump për CBS News.

Ndërkohë, Rusia vazhdon të kundërshtojë garancitë e sigurisë të kërkuara nga Ukraina, duke thënë se janë të papranueshme. Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova shënjestroi Volodymyr Zelenskyn, për të cilin tha se idetë e tij janë një “kopje” e asaj që e cilësoi si partia evropiane e luftës.

"Garancitë e sigurisë të kërkuara nga Ukraina përbëjnë një kërcënim për kontinentin evropian dhe janë absolutisht të papranueshme. Idetë e udhëheqësit të Kievit, të cilat janë në thelb një kopje e iniciativave të sponsorëve evropianë - madje as sponsorë, por partia evropiane e luftës, siç e kemi thënë më shumë se një herë - janë absolutisht të papranueshme. Ato synojnë ta ruajnë Ukrainën si një platformë nisjeje për terror, për provokime kundër vendit tonë", theksoi ajo.

Maria Zakharova përsëriti edhe vijën e kuqe për ta, se nuk do të lejojnë ndërhyrje të huaj ushtarake në Ukrainë. Sipas saj, edhe shitja e mbi 3 mijë raketave nga SHBA për Ukrainën minon aspiratën për t’i dhënë fund konfliktit.

"Rusia nuk do ta diskutojë idenë e ndërhyrjes ushtarake të huaj në Ukrainë në asnjë formë. Rusia nuk ka ndërmend të diskutojë idenë e ndërhyrjes së huaj në Ukrainë, e cila është plotësisht e papranueshme dhe minon sigurinë, në asnjë formë. Për më tepër, shitja e mundshme nga SHBA-të e mbi 3,000 raketave bie ndesh me aspiratën për të zgjidhur konfliktin në mënyrë diplomatike", shtoi Zakharova.

Lini një Përgjigje