TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Shtator 2025, 16:10

Carla Brunin nuk e mbajnë nervat pas dënimit të Sarkozy, sulmon mikrofonin e medias që e denoncoi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Carla Brunin nuk e mbajnë nervat pas dënimit të Sarkozy, sulmon

Ish-zonja e parë e Francës, Carla Bruni, ka bërë një veprim të rëndë ndaj një gazetari të medias investigative, pas shpalljes së dënimit me burg të bashkëshortit të saj, Nicolas Sarkozy, në çështjen “Kadhafi”.

Bruni iu afrua gazetarëve dhe hoqi nga mikrofoni logon e “Mediapart”, të cilën më pas e hodhi në tokë.

Mediapart është media që zbuloi për herë të parë këtë aferë, dhe Carla Bruni nuk e fshehu zemërimin e saj përballë mikrofonit të kësaj medie.

Lini një Përgjigje