Bota 9 Mars 2023, 10:48

Dalin sondazhet e para për zgjedhjet presidenciale në Turqi, lideri i opozitës kryeson ndaj Erdogan

Shkruar nga Pamfleti

Dalin sondazhet e para për zgjedhjet presidenciale në Turqi, lideri i

Në Turqi janë publikuar sondazhet epara të zgjedhjeve presidenciale, sipas të cilave tregohet se lideri i opozitës turke Kemal Kiliçdaroglu kryeson ndaj presidentit Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet e majit. 

Më konkretisht, duke iu referuar sondazhit nga ORC Research, Kiliçdaroglu është përpara Erdoganit me gati 14%.

Qytetarët janë pyetur se për cilin nga të dy kandidatët do të votonin duke zgjedhur me 43,2% Erdogan dhe 56,8% Kilicdaroglu.

Sondazhi u krye nga ORC Research midis 4 dhe 6 mars. Megjithatë, një sondazh përkatës nga e njëjta kompani janarin e kaluar tregoi se kreu i opozitës së bashkuar do të kishte vështirësi të mposhtte presidentin turk në raport me kryebashkiakët e Ankarasë dhe Stambollit, respektivisht Mansour Yavas dhe Ekrem Imamoglu.

Kilicdaroglu bëri emër në publik si burokrat anti-korrupsion. Karriera e tij politike filloi kur përgatiti një raport korrupsioni me kërkesë të partisë kemaliste socialdemokrate CHP. Raporti u prit mirë nga lideri i atëhershëm i partisë Deniz Baykal dhe nxiti hyrjen e Kilicdaroglut në politikë. Hyrja e tij e parë në parlamentin turk erdhi pas zgjedhjeve të vitit 2002, në të cilat presidenti aktual Erdogan erdhi në pushtet.

Në vitin 2007 ai u bë nënkryetar i grupit të CHP. Ekspozimi i tij mediatik u rrit ndjeshëm kur publikoi disa prova për korrupsionin në vend. Në famën e tij kontribuoi edhe lufta me fjalë me disa deputetë nga radhët e partisë konservatore islamike AKP të Erdoganit. Në vitin 2009 ai kandidoi për kryetar bashkie të Stambollit dhe humbi nga kandidati i AKP-së.

zgjedhjet presidenciale në turqi erdogan