TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Dhjetor 2025, 21:00

Dasma kthehet në tragjedi, 57 të vdekur pasi i ftuari vrau gabimisht dhëndrin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Dasma kthehet në tragjedi, 57 të vdekur pasi i ftuari vrau gabimisht

Një tragjedi e pabesueshme ndodhi në një dasmë në Çad, kur një i ftuar që mori pjesë në të shtënat me armë gjatë festimit plagosi për vdekje dhëndrin, duke shkaktuar më pas përplasje të gjera midis dy familjeve.

Incidenti ndodhi në fshatin Amdirib, në rajonin Batha.

Sipas mediave lokale, i ftuari mbërriti në vendin e dasmës me një motoçikletë dhe mbante me vete një armë automatike, të cilën e ngriti në ajër për të qëlluar në shenjë respekti për dhëndrin. Por arma i ëlvizi dhe një plumb kapi dhëndrin në gjoks.

Fillimisht autori i krimit nuk e kuptoi se çfarë kishte ndodhur, derisa zërat e të pranishmëve e bënë të kthehej dhe të kuptonte gabimin e tij.

Vdekja e tij shkaktoi një përballje të dhunshme midis dy familjeve, e cila u përshkallëzua në një incident të përgjakshëm me 57 të vdekur.

Pavarësisht ndalimeve në disa zona dhe paralajmërimeve të përsëritura nga autoritetet, të shtënat në ajër janë ende pjesë e festimeve tradicionale në shumë komunitete rurale në Çad.

Incidente të ngjashme kanë ndodhur edhe në vende të tjera, nga India në Serbi, me rezultate vdekjeprurëse. Vetëm në SHBA, midis viteve 1985 dhe 1992, 118 persona u plagosën nga plumba "qorr" që binin nga qielli, nga të cilët 38 vdiqën.

Lini një Përgjigje