TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Shtator 2025, 22:12

Deklarata provokuese e Orbanit: Ukraina nuk është shtet sovran

Shkruar nga Pamfleti

Deklarata provokuese e Orbanit: Ukraina nuk është shtet sovran

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka thënë të hënën se Ukraina nuk është shtet sovran, teksa iu përgjigjur akuzave se dronët hungarezë të zbulimit kanë hyrë në hapësirën ajrore të saj – një tjetër rast që i ka tensionuar marrëdhëniet mes Kievit dhe Budapestit.

“Ukraina nuk është në luftë më Hungarinë, është në luftë më Rusinë. Ajo duhet të shqetësohet për dronët në kufirin e saj lindor. Unë iu besoj ministrave të mi, por le të themi se dronët kanë hyrë disa metra atje, dhe çka ndodhi? Ukraina nuk është shtet i pavarur. Ukraina nuk është shtet sovran.

Ukraina financohet prej nesh, e financon Perëndimi edhe me armë”, ka thënë kryeministri hungarez gjatë një bisede të realizuar në një podkast me bindje të krahut të djathtë.

Në një përgjigje ndaj komenteve të Orbanit, ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, ka thënë në një postim në X, se lideri hungarez vazhdon të jetë “i helmuar nga propaganda ruse”.

 

 

2 Komente

  1. T
    Toni.

    Ky duhet te jete ndonje bir kurve hungareze i zene me ndonje rus pas 1956 kur ruset pushtuan Hungarine e dhe i shkelen me kembe keta lesh hungarot. Si thonim atehere, film hungarez. Pjella te ndyra ruso-mongole. Jane popull qe nuk i kendohet kurre tefteret.

    Lini një Përgjigje