TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Shtator 2025, 20:43

Paqe në Gaza, Netanyahu i bindet Trumpit dhe pranon planin e SHBA-së; pritet përgjigjja e Hamasit!

Shkruar nga Pamfleti

Paqe në Gaza, Netanyahu i bindet Trumpit dhe pranon planin e SHBA-së;

Kjo është potencialisht një nga ditët më të mëdha të të gjitha kohërave në qytetërim...

Presidenti Donald Trump gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në Shtëpinë e Bardhë, deklaroi se sot është një nga ditët më të mëdha të të gjitha kohërave, duke shtuar se ka biseduar ngusht me Netanyhaun për arritjen e një paqeje në Lindjen e Mesme.

Më tej Trump falënderoi Netanyahun që “pajtohet me planin” e propozuar prej tij, teksa theksoi se për të arritur deri në këtë fazë ka pasur takime me "shumë vende" për të diskutuar propozimin, përfshirë udhëheqësit e Arabisë Saudite, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Gjithashtu dua të falënderoj Kryeministrin Netanyahu që ra dakord për planin dhe për besimin se nëse punojmë së bashku, mund t’i japim fund vdekjes dhe shkatërrimit që kemi parë për kaq shumë vite, dekada, madje shekuj, dhe të fillojmë një kapitull të ri sigurie, paqeje dhe prosperiteti për të gjithë rajonin”, tha Trump.

Hamasi është i vetmi grup i mbetur që nuk është dakord me planin e Shtëpisë së Bardhë për Gazën. Trump falënderoi një sërë udhëheqësish botërorë për ndihmën në realizimin e planit të tij për paqen në Gaza, të cilët do të jenë të rëndësishm në "marrëveshjen" me Hamasin. Trump shtoi se nëse Hamasi nuk pajtohet, Izraeli do të ketë mbështetjen e plotë të SHBA-së për të bërë atë që duhet.

"Shpresoj se do të kemi një marrëveshje për paqe. Dhe nëse Hamasi e refuzon marrëveshjen, gjë që është gjithmonë e mundur - ata janë të vetmit që kanë mbetur - të gjithë të tjerët e kanë pranuar atë. Por kam një ndjenjë se do të kemi një përgjigje pozitive, por nëse jo, siç e di, Bibi, do të kesh mbështetjen tonë të plotë për të bërë atë që do të duhet të bësh", tha Trump.

Presidenti i SHBA-së tha se trupat e pengjeve që kanë vdekur do të kthehen menjëherë, nëse miratohet plani i paqes dhe ato që mbeten ende të gjallë do të kthehen brenda 72-orëve. Ai theksoi se pranimi i marrëveshjes do të thotë gjithashtu fundi i menjëhershëm i vetë luftës. Sipas tij, vendet arabe dhe myslimane janë zotuar ta "demilitarizojnë Gazën" shpejt, si pjesë e planit.

Gjithashtu, si pjesë e planit, Trump thotë se tunelet dhe objektet e prodhimit të Hamasit do të shkatërrohen. Ai theksoi se plani përfshinë gjithashtu trajnimin e forcave lokale të policisë, dhe Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) do të tërhiqeshin nga Gaza në faza.

Më tej, Presidenti i SHBA-së, deklaroi se ish-krymeinistri Britanik Tony Blair do të jetë i përfshirë në qeverinë kalimtare të Gazës. Sipas Trump, Blair do të ngrakohetë për të trajnuar dhe krijuar qeverinë e re të Gazës së pasluftës. Ai shtoi se një "bord paqeje" do të mbikëqyrë planin dhe se ky bord do të kryesohet nga vetë ai.

"Do të caktojmë udhëheqës nga vende të tjera dhe udhëheqës që janë udhëheqës shumë të shquar, dhe do të kemi një bord. Dhe një nga njerëzit që dëshiron të jetë në bord është ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair. Njeri i mirë, njeri shumë i mirë. Dhe disa të tjerë", tha Trump. 

Duke folur për bisedën me kryeministrin izraelit, Trump  tha se Netanyahu ishte shumë i qartë në lidhje me kundërshtimin e tij ndaj një shteti palestinez.

"E kuptoj dhe e respektoj qëndrimin e tij për shumë gjëra, por ajo që po bën sot është shumë e mirë për Izraelin. E vura re këtë, ata kanë turma të mëdha që mblidhen në Izrael gjatë gjithë kohës dhe e kanë emrin tim lart, u pëlqej për çfarëdo arsye", tha Trump, teksa shtoi se Netanyahu është një luftëtar dhe Izraeli është me fat që e ka.

Duke folur për qeverinë kalimtare, Trump tha se Autoriteti Palestinez do të fajësojë vetëm veten nëse nuk arrin të reformohet. Më tej Trump pati një thirrje dhe për palestinezët që të marrinë fatin e tyre në dorë. 

"Unë i sfidoj palestinezët të marrin përgjegjësinë për fatin e tyre, sepse kjo është ajo që ne po ua japim atyre. Po ua japim atyre përgjegjësinë për fatin e tyre, po e dënojmë dhe ndalojmë plotësisht terrorizmin dhe po e fitojnë rrugën e tyre drejt një të ardhmeje më të ndritur. Nëse Autoriteti Palestinez nuk i përfundon reformat që unë kam paraqitur... ata do të fajësojnë vetëm veten e tyre", tha ai. 

Në fund Trump e mbylli fjalën e tij duke folur për telefonatën e fundit midis Izraelit dhe Katarit, në të cilën Benjamin Netanyahu kërkoi falje për bombardimin e Dohas, teksa nukla pa lavdëruar emirin e Katarit.

"Dua të falënderoj Katarin, udhëheqjen e tij dhe Emirin është një person fantastik. Mendoj, e dini, se do të jem personi i tij i marrëdhënieve me publikun sepse e njoh atë ndryshe nga shumë njerëz. Ishte një bisedë e shkëlqyer dhe mendoj se ishte produktive. Ishte gjithçka që duhet të kesh", përfundoi Trump.

Paqe në Gaza, Netanyahu i bindet Trumpit dhe pranon planin e SHBA-së;

Nga ana tjetër, Benjamin Netanyahu e nisi fjalën e tij, duke i thënë Donald Trump-it se është miku më i madh që Izraeli ka pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë. Më tej ai theksoi se bie dakord me planin e paraqitur nga SHBA. 

"Unë besoj se sot po bëjmë një hap kritik drejt përfundimit të luftës në Gaza dhe po përgatisim terrenin për avancimin dramatik të paqes në Lindjen e Mesme, dhe mendoj përtej Lindjes së Mesme.  Unë mbështes planin tuaj për t'i dhënë fund luftës në Gaza, i cili arrin qëllimet tona të luftës. Do t'i kthejë Izraelit të gjithë pengjet tona, do të çmontojë aftësitë ushtarake të Hamasit dhe sundimin e tij politik, dhe do të sigurojë që Gaza të mos përbëjë më kurrë një kërcënim për Izraelin", tha Netanyahu.

Ai vazhdoi komentet e tij, duke u përpjekur ta paraqesë planin e Trump për paqen në Gaza si të përafruar me planin e Izraelit për të fituar luftën.

"Nëse Hamasi pranon planin tuaj, z. President, hapi i parë do të jetë një tërheqje modeste, e ndjekur nga lirimi i të gjithë pengjeve tona brenda 72 orëve. Hapi tjetër do të jetë krijimi i një organi ndërkombëtar të ngarkuar me çarmatosjen e plotë të Hamasit dhe demilitarizimin e Gazës", shtoi ai. 

Ai shpjegon se tërheqjet e mëtejshme do të lidhen me "shkallën e çarmatimit dhe demilitarizimit". Megjithatë, në mënyrë domethënëse, Netanyahu thotë se Izraeli do të mbetet "brenda perimetrit të sigurisë për të ardhmen e parashikueshme".

Më tej ai shtoi se po u japin të gjithëve një shans që kjo të bëhet në mënyrë paqësore, por theksoi se nëse Hamasi e refuzon planin ose e shkel atë, Izraeli do të vazhdojë atë që ka lënë në gjysmë.

“Kjo mund të bëhet në mënyrën e lehtë, ose mund të bëhet në mënyrën e vështirë. Por do të bëhet. Ne preferojmë rrugën e lehtë, por duhet të bëhet", shtoi ai, duke theksuar se qëllimet e luftës së Izraelit duhet të arrihen, duke larguar përfundimisht Hamasin nga Gaza.

Në fund Netanyahu veçoi dy anëtarë të ekipit të Trump për t'i falënderuar, veçanërisht të dërguarin e Lindjes së Mesme, Steve Witkoff, si dhe Jared Kushner, dhëndrin e Trump,

Jam thellësisht mirënjohës ndaj të dyve për punën e tyre të palodhur për të afruar Izraelin, shtetet arabe dhe rajonin”, përfundoi Netanyahu. 

Paqe në Gaza, Netanyahu i bindet Trumpit dhe pranon planin e SHBA-së;

Trump në fund shtrëngoi duart me Netanyahun dhe refuzoi të pranonte pyetje nga gazetarët, duke theksuar se presin ende konfirmime nga shtetet e përfshira. 

"Mendoj se ndërsa presim nënshkrime dhe miratime nga shumë vende të ndryshme që janë të përfshira në këtë, ndoshta nuk duhet të pranojmë pyetje", përfundoi ai./Pamfleti

Lini një Përgjigje