TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Tetor 2025, 14:59

Disfata në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, reagon Ali Ahmeti: Në betaja, ka edhe humbje!

Shkruar nga Pamfleti

Disfata në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, reagon Ali Ahmeti:

Kreu i BDI, Ali Ahmeti në fjalën e parë të mbajtur pas rezultatit të zgjedhjeve lokale në tha se subjekti që ai drejton, në balotazh do të jetë e hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë shqiptare ose jo.

Koalicionin VLEN e quajti “Shoqatë të Gazimestanit”, për të cilën tha se nga humbës del fitues.

“Në beteja mund të ketë edhe humbje. Sa i përket balotazhit, do të jemi të hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë, si ato shqiptare, ashtu edhe të tjera. Kemi fituar pesë komuna dhe angazhohemi për një shtet unitar, me politika që e çojnë vendin përpara, por nuk duam që drejtësia të jetë selektive”, tha Ahmeti.

Lini një Përgjigje