TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Tetor 2025, 14:18

Anulimi i takimit me Trump në Hungari, Putin nis drejt SHBA-së të dërguarin special

Shkruar nga Pamfleti

Anulimi i takimit me Trump në Hungari, Putin nis drejt SHBA-së

I dërguari special i presidentit rus, Vladimri Putin, ka mbërritur në SHBA për bisedime me zyrtarët e Donald Trump.

Mediat britanike raportojnë se Kirill Dmitriev ndodhet në Uashington për bisedime ‘zyrtare’ vetëm, disa ditë pasi presidenti amerikan anuloi takimin me Putin në Hungari.

Kirill pritet të takohet me zyrtarë të administratës Trump për të vazhduar diskutimet rreth marrëdhënieve SHBA-Rusi.

Axios raporton se ai do të takohet me homologun e tij amerikan, Steve ëitkoff.

Koha e takimit të raportuar është e saktë, pasi vjen gjatë një jave në të cilën Rusia është përpjekur të veprojë në mënyrë sfiduese pavarësisht se është nën një sërë sanksionesh të reja nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Ndërkohë Presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan shfaqi gatishmëri që takimi Trump-Putin të realizohet në Turqi. 

Rivali i Putin, Volodymyr Zelensky ndodhet sot në Londër dhe po zhvillon nëj takim me kryeminsitrin britanik Keir Starmer për të rritur donancionet për armët në Ukrainë. 

 

 

vladimir putin donald trump

Lini një Përgjigje