TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shtator 2023, 15:23

“Çdo aksion opozitar është pozitiv”, Duka: Basha duhet të na bashkohet pavarësisht refuzimit të Berishës

Shkruar nga Pamfleti

“Çdo aksion opozitar është pozitiv”, Duka: Basha

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka deklaruar se çdo aksion opozitar është pozitiv dhe duhet mbështetur.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se ndryshe nga Sali Berisha, Duka do e shikonte me sy pozitiv bashkimin e të gjithë deputetëve opozitarë, madje edhe të Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt.

Unë them se çdo lloj aksioni opozitar dhe bashkimi qoftë edhe i numrave të deputetëve të opozitës për mua është diçka pozitive.

Do ishte mirë që edhe deputetët e Bashës të ishin bashkë me ne. Berisha ka thënë që veç Bashës dhe Alibeajt të tjerët le të vinë. Unë them ç ‘mendoj unë jo Berisha. Për mua sikur të gjithë të ishim bashkë, nuk do ishte diçka e keqe”, tha Duka.

duka aksaioni opozitar

Lini një Përgjigje