TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shtator 2023, 14:15

Pranimi i fajësisë nga McGonigal, Meta: Dëshmitë e ish-agjentit fundosin Ramën, drejtësia të veprojë

Shkruar nga Pamfleti

Pranimi i fajësisë nga McGonigal, Meta: Dëshmitë e

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas pranimit të fajësisë nga ish-drejtori i FBI-së Charles McGonigal.

Meta deklaron se pranimi i fajësisë nga McGonigal provoi përgjegjësitë penale që rëndojnë mbi kryeministrin Edi Rama dhe detyrimin e drejtësisë shqiptare për të mbrojtur ligjshmërinë dhe interesin e lartë publik.

“McGonigal pranoi përfundimisht fajësinë e tij për të gjitha akuzat lidhur me Shqipërinë në Gjykatën Federale të Uashingtonit. Ai pranoi të gjitha faktet e Prokurorisë, përfshirë edhe takimet e paligjshme me Kryeministrin Rama.

U vërtetuan nga prokurorët dhe u pranuan nga McGonigal pagesat e paligjshme dhe korruptive për qëllime politike dhe financiare në këmbim të goditjes mafioze të opozitës duke keqpërdorur një zyrtar të lartë të FBI.

Pranimi i fajësisë nga McGonigal provoi përgjegjësitë penale që rëndojnë mbi Kryeministrin dhe detyrimin e drejtësisë shqiptare për të mbrojtur ligjshmërinë dhe interesin e lartë publik. Përdorimi i zyrës së Kryeministrit për të asgjësuar pluralizmin politik në vend është shërbimi më i madh që i bëhet paligjshmërisë dhe veprimtarisë mafioze dhe kriminale”, deklaron Meta.

 

meta mc gonigal rama fundosje

Lini një Përgjigje