Bota30 Nëntor 2023, 08:47

'Do iu pimë gjakun e do ju hamë kafkat', lirohet nga burgu 22-vjeçarja palestineze që kërcënonte izraelitët në rrjete sociale

Shkruar nga Pamfleti

'Do iu pimë gjakun e do ju hamë kafkat', lirohet nga burgu

Ahed Tamimi, 22-vjeç, ishte gjithashtu në grupin e palestinezëve të liruar mbrëmjen e djeshme (29 Nëntor) nga Izraeli si pjesë e armëpushimit me Hamasin. 

Mediat lokale e raportuan këtë, duke cituar autoritetet e burgut. Pasi u bë e famshme botërore në vitin 2018 për goditjen me shuplakë të dy ushtarëve izraelitë në fshatin e saj Nabi Saleh të Bregut Perëndimor, Tamimi kishte qenë në burg shumë herë që nga 6 nëntori, pas një postimi në Instagram në arabisht dhe hebraisht drejtuar "kopeve të kolonëve izraelitë" në të cilin ajo deklaroi:

"Ne po ju presim në të gjitha qytetet e Bregut Perëndimor, nga Hebroni në Jenin. Ne do t'ju masakrojmë dhe ju do të thoni se ajo që ju bëri Hitleri ishte një shaka. Ne do të pimë gjakun tuaj dhe do t'ju hamë kafkat", shkruhej në postimin e Tamimit.

Sipas familjes nuk ishte ajo që e kishte bërë atë postim.

22 vjecare palestine izrael