Bota30 Nëntor 2023, 08:32

Sulm terrorist në Jeruzalem, tre të vdekur dhe disa të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Sulm terrorist në Jeruzalem, tre të vdekur dhe disa të plagosur

Persona të armatosur kanë hapur zjarr në një stacion autobusi në Jerusalem, duke vrarë 3 persona dhe kanë plagosur 6 të tjerë, sipas policisë izraelite.

Dy persona janë në gjendje kritike, raportoi shërbimi i ambulancës së Izraelit Magen David Adom.

“Dy terroristë arritën në vendngjarje me një automjet të armatosur me armë qëlluan mbi civilët në një stacion autobusi dhe ata u neutralizuan nga forcat e sigurisë dhe një civil që ndodhej aty pranë”, tha policia.

Sulmi ndodhi përgjatë një autostrade kryesore në periferi të qytetit, sipas policisë izraelite.

Sipas informacioneve, 2 të moshuar humbën jetën në spital ndërsa një 24 vjeçare u deklarua e vdekur në vendngjarje.

jeruzalem sulm terrorist izrael palestinë