TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Shkurt 2026, 14:13

"Do rrëzojmë Papa Françeskun"/ Zbulohet plani i ish-këshilltarit të Trump me manjakun Epstein 

Shkruar nga Pamfleti
"Do rrëzojmë Papa Françeskun"/ Zbulohet plani i
Jeffrey Epstain dhe Steve Bannon

Dokumente të publikuara së fundmi nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së tregojnë se Steve Bannon, ish-këshilltar i presidentit Donald Trump, ka shkëmbyer mesazhe në vitin 2019 me financierin Jeffrey Epstein, ku diskutonin strategji për të dëmtuar Papa Françeskun. Në një prej mesazheve, Bannon shprehet se synonte ta “rrëzonte” Papën.

Mesazhet zbulojnë se Bannon kërkonte ta përfshinte Epstein në një projekt filmik të bazuar në librin “Në dollapin e Vatikanit” të gazetarit francez Frédéric Martel. Libri i botuar në vitin 2019, trajton kulturën e fshehtësisë në nivelet e larta të Kishës Katolike dhe përmban pretendime se një pjesë e konsiderueshme e klerit në Vatikan është homoseksuale. Publikimi i tij shkaktoi debat të gjerë, veçanërisht mes qarqeve konservatore, të cilat e paraqitën si provë të një krize më të thellë institucionale. Shumë ekspertë kundërshtojnë lidhjen mes orientimit seksual dhe abuzimit, duke e cilësuar atë të pabazuar shkencërisht.

Sipas dokumenteve, Bannon u takua me Martel në Paris dhe shfaqi interes për ta përshtatur librin në film. Në një mesazh, ai i shkruan Epsteinit: “Ti tani je producenti ekzekutiv” i projektit. Nuk është e qartë nëse propozimi ishte konkret apo nëse projekti avancoi.

Martel i tha CNN se nuk mund të arrinte marrëveshje, pasi të drejtat filmike kontrolloheshin nga botuesit e tij dhe ishin kontraktuar më parë. Ai shtoi se beson që Bannon synonte ta përdorte librin për ta goditur Papën në plan politik.

Biografi i Françeskut, Austen Ivereigh, deklaroi për CNN se Bannon e kishte keqvlerësuar si natyrën e librit ashtu edhe pozicionin e Papës. Ndërkohë, reverendi Antonio Spadaro, bashkëpunëtor i afërt i Françeskut, tha se komunikimet tregojnë një përpjekje për të ndërthurur autoritetin shpirtëror me strategji politike. Sipas tij, mesazhet pasqyrojnë një qasje që synon ta përdorë fenë si mjet në përballje ideologjike.

Në vitet 2018–2019, Papa Françesku përballej me kritika të forta nga disa qarqe konservatore brenda dhe jashtë Kishës. Ai kritikonte hapur nacionalizmin dhe e vendoste mbrojtjen e migrantëve në qendër të pontifikatit të tij, qëndrime që përplaseshin me vizionin “sovranist” të promovuar nga Bannon në SHBA dhe Evropë.

Dokumentet tregojnë gjithashtu se komunikimet mes Bannon dhe Epstein kanë ndodhur disa vite pas dënimit të këtij të fundit në vitin 2008 për vepra penale seksuale dhe pak para arrestimit të tij në vitin 2019 për akuza të reja për trafikim seksual të të miturve. 

steve bannon jeffrey epstein papa franckesku

Lini një Përgjigje