TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Tetor 2025, 16:53

Dodik reagon pas heqjes së sanksioneve: I jam mirënjohës presidentit Trump

Shkruar nga Pamfleti

Dodik reagon pas heqjes së sanksioneve: I jam mirënjohës

Milorad Dodik ka falënderuar presidentin amerikan Donald Trump, pas heqjes nga ‘Lista e zezë’. Departamenti i Thesarit hoqi sanksionet ndaj tij dhe Dodik nuk i ka kursyer lajkat ndaj presidentit amerikan.

Jam mirënjohës ndaj Presidentit Donald Trump dhe bashkëpunëtorëve të tij për korrigjimin e padrejtësisë së madhe që iu bë Republikës Srpska, përfaqësuesve të saj dhe familjeve të tyre - një padrejtësi e krijuar nga administratat e Obamës dhe Biden. Vendimi për heqjen e sanksioneve nuk është vetëm një rehabilitim ligjor, por edhe moral i së vërtetës për Republikën Srpska dhe të gjithë ata që i shërbejnë me nder asaj. Edhe një herë është treguar se e gjithë ajo që u tha kundër nesh ishte gënjeshtër dhe propagandë, mbi të cilën u ndërtua rrëmuja e madhe e krijuar nga Christian Schmidt - një rrëmujë që tani ai duhet ta pastrojë”, tha Dodik në platformën X.

Ai shtoi se Republika Srpska nuk do të bjerë kurrë.

Atyre që u gëzuan dhe besuan në gënjeshtrat e të tjerëve në këto vite mund t’u falen gjithçka, përveç viteve që humbëm sepse besuan se Republika Srpska do të binte. Sot është e qartë, ajo nuk do të bjerë kurrë”, tha Dodik.

 

Lini një Përgjigje