TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Shtator 2025, 08:17

Donald Trump i zhgënjyer me Putin: Luftë pa kuptim, mijëra njerëz po vdesin!

Shkruar nga Pamfleti

Donald Trump i zhgënjyer me Putin: Luftë pa kuptim, mijëra

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u shpreh sërish i zhgënjyer që pas samitit të tyre në Alaskë Vladimir Putin, nuk po bën asnjë përpjekje për të arritur një marrëveshje paqeje me Ukrainën.

Në një intervistë radiofonike Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se: “Jam shumë i zhgënjyer nga Presidenti Putin, duhet ta them këtë. Kishim një marrëdhënie të shkëlqyer; jam shumë i zhgënjyer”.

Trump: Luftë pa kuptim

Trump tha gjithashtu se “mijëra njerëz po vdesin dhe kjo është një luftë që nuk ka kuptim”.

Trump u takua me Putinin në Alaskë më 15 gusht. Edhe pse Trump dhe Putin biseduan për një takim të mëvonshëm tripalësh mes Putinit dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski, ky takim deri tani nuk është zhvilluar. Presidenti i SHBA nuk bëri asnjë deklaratë për pasoja të mundshme të refuzimit të Putinit për takimin.

Zelensky: Rusia po dislokon trupa të reja

Sipas Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski, Rusia po dislokon trupa të reja në disa vija të frontit dhe po vazhdon sulmet ajrore ndaj objektivave ukrainase. Udhëheqësi i Kremlinit Vladimir Putin nuk do të nënshkruajë një marrëveshje paqeje, tha Zelensky në video-fjalimin e tij të mbrëmje. Por Ukraina do të përgjigjet./DW

Lini një Përgjigje