TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Nëntor 2025, 17:48

Donald Trump kërcënon BBC-në me padi prej 1 miliard dollarësh

Shkruar nga Pamfleti

Donald Trump kërcënon BBC-në me padi prej 1 miliard

Donald Trump kërcënon se do të padisë BBC-në për shtrembërim të fjalimit të tij.

Sipas mediave amerikane, ekipi ligjor i presidentit amerikan i dërgoi një letër transmetuesit publik britanik. Në letër thuhet se nëse BBC nuk bën pwrgwnjeshtrim deri më 14 nëntor 2025, në orën 17:00, do të ndërmarrë veprime ligjore duke kërkuar dëmshpërblim prej të paktën 1 miliard dollarësh.

Polemika ka të bëjë me mënyrën se si BBC redaktoi një dokumentar, të transmetuar në tetor 2024, i cili përmbante fragmente nga fjalimi i Trump më 6 janar 2021.

Sinteza e fragmenteve krijoi përshtypjen e gabuar se Trump inkurajoi drejtpërdrejt veprime të dhunshme, pasi ai kombinoi dy pjesë të fjalimit që janë më shumë se 50 minuta larg njëra-tjetrës.

BBC e pranoi gabimin dhe kërkoi falje, duke thënë se qëllimi ishte të përcillte pikat kryesore të fjalimit, i cili zgjati më shumë se një orë, në një mënyrë të përmbledhur, duke treguar edhe ngjarjet e ditës. Gjithashtu mohoi akuzat se fjala "paqësisht" ishte hequr nga fragmentet.

BBC News njoftoi sot se transmetuesi ka marrë një letër nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, e cila kërcënon me veprime ligjore për montazh në një dokumentar të transmetuar një javë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

"Ne do ta shqyrtojmë letrën dhe do t'ju përgjigjemi direkt në kohën e duhur", tha një zëdhënës i BBC-së në një email drejtuar Reuters. Samir Shah tha në një intervistë me BBC News se grupi po “shqyrton” se si t’i përgjigjet letrës së Trump.

Lini një Përgjigje