TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Prill 2023, 19:36

“Duhet të flasim për paqe”, presidenti brazilian thirrje SHBA-së dhe BE-së: Ndaloni së inkurajuari luftën në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti

“Duhet të flasim për paqe”, presidenti brazilian thirrje

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva gjatë vizitës së tij në Pekin këtë të shtunë, i kërkoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të ndalojnë "inkurajimin" e luftës në Ukrainë dhe të mendojnë për një plan paqeje.

Shtetet e Bashkuara duhet të ndalojnë së inkurajuari luftën dhe të fillojnë të flasin për paqen; Bashkimi Evropian duhet të fillojë të flasë për paqen në mënyrë që ne të mund të bindim Putinin dhe Zelenskyn se paqja është në interesin e të gjithëve", u tha Lula gazetarëve në Pekin .

Lula zbuloi gjithashtu se gjatë bisedimeve të tij me udhëheqësin kinez, Xi Jinping ata diskutuan formimin e një grupi liderësh që ndajnë të njëjtin mendim si ata për luftën në Ukrainë.

Unë kam një teori që e kam mbrojtur tashmë me Macron, me Olaf Scholz të Gjermanisë dhe me Biden, dhe dje e diskutuam gjatë me Xi Jinping. Është e nevojshme të krijohet një grup vendesh të gatshme për të gjetur një mënyrë për të bërë paqe”, tha Lula.

Lula ishte në Pekin të premten për bisedime me Xi Jinping duke kërkuar një rivendosje në marrëdhëniet Kinë-Brazil, të cilat panë momente të tensionuara nën ish-liderin Jair Bolsonaro.

Ndërkohë që pushtimi rus i Ukrainës ka dominuar shumë biseda diplomatike në Evropë dhe në Uashington, udhëtimi i Lulës në Kinë është fokusuar kryesisht në tregti , sesi investimet kineze mund të ndihmojnë ekonominë e Brazilit të kthehet në rrugën e duhur dhe universin potencialisht fitimprurës të kredive të karbonit.

Ashtu si shumë liderë në vendet me të ardhura të mesme dhe në zhvillim, Lula ka adoptuar një politikë të mosndërhyrjes për luftën në Ukrainë, duke kundërshtuar përpjekjet e udhëhequra nga presidenti amerikan Joe Biden për të bashkuar komunitetin global në kundërshtim me pushtimin rus.

shba be brazili lufta ukrainë

Lini një Përgjigje