Bota16 Qershor 2023, 22:35

“Duhet të ulim tensionet”, Blinken: Qëllimi i vizitës në Kinë, shmangia e konfliktit të drejtpërdrejtë

Shkruar nga Pamfleti

“Duhet të ulim tensionet”, Blinken: Qëllimi i vizitës

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha më 16 qershor, se vizita e tij e ardhshme në Kinë synon të hapë një komunikim më të mirë, duke zgjidhur “keqkuptimet” dhe duke shmangur “vlerësimet e gabuara”, raportoi AFP.

Konkurrenca intensive kërkon diplomaci të qëndrueshme, për të siguruar që konkurrenca të mos kthehet në konfrontim apo konflikt. Kjo është ajo që bota pret nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina”, tha Blinken në një konferencë shtypi në Uashington.

Blinken do të qëndrojë në Pekin më 18 dhe 19 qershor. Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë amerikan në këtë vend, në pothuajse pesë vjetët e fundit. Vizita ishte planifikuar për në muajin shkurt, por u shty pasi Shtetet e Bashkuara thanë se kishin zbuluar dhe më pas edhe rrëzuar një balonë spiunazhi kineze.

Qëllimi i parë i udhëtimit në Kinë, tha Blinken, është të vendosim komunikime të hapura dhe të fuqishme, në mënyrë që dy vendet tona të menaxhojnë marrëdhëniet tona me përgjegjësi.

Siç theksoi ai, qëllimi i vizitës është prezantimi i fakteve për interesat dhe vlerat e SHBA-së, si dhe të hulumtohen fushat e bashkëpunimit të mundshëm mes dy vendeve, duke përfshirë stabilitetin ekonomik global, luftën kundër trafikut të drogës dhe çështjet klimatike dhe shëndetësore.

blinken kina vizita