Bota16 Qershor 2023, 22:05

Vladimir Putin “sfidon” hapur NATO-n me ndihmën e Erdoganit!

Shkruar nga Pamfleti

Vladimir Putin “sfidon” hapur NATO-n me ndihmën e Erdoganit!

Presidenti rus, Vladimir Putin ka vendosur të sfidojë hapur NATO-n. Ai  do të zhvillojë vizitën e parë zyrtare në një vend të NATO-s që nga nisja e luftës me Ukrainën.

Raportohet se destinacioni i kreut të Kremlinit do jetë Turqia, ku ai do takojë homologun e tij turk, presidentin Rexhep Tajip Erdogan, i cili i ka dërguar ftesën Putinit. Vizita do të jetë e para e Putinit në një vend anëtar të NATO-s që kur ai dërgoi dhjetëra mijëra trupa të pushtonin Ukrainën më 24 shkurt 2022.

Ka një ftesë nga presidenti i Turqisë. Putin dhe Erdogan ranë dakord që vizita do të bëhet në të ardhmen e afërt, por ne ende nuk kemi folur për data specifike”, tha këshilltari për politikën e jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov , sipas Interfax.

Erdogan, i cili u rizgjodh muajin e kaluar për një mandat tjetër pesëvjeçar, ka kërkuar që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë të mbajë lidhje të forta me Moskën, por edhe me Kievin.

Turqia ka refuzuar të bashkohet me aleatët e saj perëndimorë në vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë, por gjithashtu ka furnizuar me armë Ukrainën dhe ka kërkuar që të respektohet sovraniteti i saj.

erdogan putin nato