Bota16 Qershor 2023, 22:21

Probleme me rrjetet sociale, bien WhatsApp, Instagram dhe Facebook

Shkruar nga Pamfleti

Probleme me rrjetet sociale, bien WhatsApp, Instagram dhe Facebook

Rrjetet sociale WhatsApp, Instagram dhe Facebook, të gjitha pjesë e kompanisë Meta, kanë shfaqur probleme mbrëmjen e sotme.

Përdoruesit në të gjithë botën janë ankuar për mosfunksionalitet të komandave të caktuara të tyre.

Kompania Meta reagoi pas ankesave të përdoruesve, duke pranuar se kishte një mosfunksionim me menaxhimin e reklamave.

Jemi në dijeni që disa përdorues kanë probleme aksesi. Po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhej në reagimin e kompanisë.

Më shumë se 15 mijë përdorues shfaqën ankesa për probleme me aksesin në këto 3 rrjete sociale.

whatsapp