TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Nëntor 2023, 22:19

Dyshime për sulm terrorist, FBI nis hetimet për shpërthimin në kufirin e Kanadasë me SHBA-në

Shkruar nga Pamfleti

Dyshime për sulm terrorist, FBI nis hetimet për shpërthimin

Byroja Federale e Hetimeve, FBI, po heton shpërthimin e një automjeti në urën “Rainbow” që lidh Shtetet e Bashkuara me Kanadanë pranë Ujëvarës së Niagarës, thuhet në një deklaratë të agjencisë amerikane të zbatimit të ligjit. Ngjarja ndodhi pranë pikës së kontrollit kufitar, ku si pasojë humbën jetën dy persona që ndodheshin në makinë.

Autoritetet në shtetin e Nju Jorkut po shqyrtojnë incidentin, tha guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul në një postim në rrjetin X të mërkurën.

Stacioni televiziv lokal WIVB raportoi se të katër pikat kufitare me Kanadanë në pjesën perëndimore të Nju Jorkut u mbyllën të mërkurën për shkak të një shpërthimit të automjetit në urë. Agjencia e lajmeve nuk mund ta konfirmonte raportin.

Deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka patur komente nga roja kufitare amerikane apo kanadeze. Po ashtu nuk ka patur reagime nga zyrtarë të Departamentit të Shtetit lidhur me njoftimet për mbylljen e pikave të kalimeve kufitare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.

fbi shba kanada sulm terrorist

Lini një Përgjigje