Bota 9 Mars 2023, 14:46

Ekzekutohet Ranko Radosheviç, ish-anëtari i klanit mafioz Nikshiq në Malin e Zi

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutohet Ranko Radosheviç, ish-anëtari i klanit mafioz Nikshiq

Ranko Radosheviç i njohur si “Eskobar” është vrarë mëngjesin e sotëm rreth orës 11:00 në një pikë karburanti në Beograd.

Sipas mediave vendase ai ishte një person i njohur më parë për policinë, i cili ndër të tjera, merrej me shitjen e makinave të blinduara. Emri i tij u përmend në publik, si pronar i një makine, e cila u gjet në garazhin e Marko Miljkoviqit, krahut të djathtë të Veljko Belivuk. Ranko Radosheviç është i njohur për publikun edhe si “Ranko Eskobar”, me origjinë nga Mali i Zi, gjegjësisht nga Nikshiqi.

Të shtënat kanë ndodhur paraditen sotme në kafenenë e një pikë karburanti në Rushnjë.

Dy persona kanë hyrë në kafene dhe njëri prej tyre ka gjuajtur disa herë më armë zjarri drejt “Eskobarit”.

Ekzekutohet Ranko Radosheviç, ish-anëtari i klanit mafioz Nikshiq

ekzekutohet ranko radosheviç