TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Tetor 2023, 17:32

Erdogan akuzon Uashingtonin për nxitje të konfliktit në Gaza: Ne dërgojmë ndihma humanitare, SHBA aeroplanmbajtëse

Shkruar nga Pamfleti

Erdogan akuzon Uashingtonin për nxitje të konfliktit në Gaza: Ne

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan i bëri thirrje sot Izraelit që të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës përmes kanalit Rafah.

Ai gjithashtu i bëri thirrje të gjithë botës se ndërprerja e energjisë elektrike, ujit dhe ushqimit për 2 milionë banorë, përbën shkelje të të drejtave të njeriut.  

Ndërsa ne kemi përjetuar efektet negative të luftës Ukrainë-Rusi, ngjarjet midis Izraelit dhe Palestinës e kanë rritur edhe më shumë shqetësimin tonë. I bëj thirrje gjithë botës se ndërprerja e furnizimit me ujë, energji elektrike dhe ushqim për 2 milionë njerëz të bllokuar në një rreze prej 360 kilometrash është shkelje e të drejtave më elementare të njeriut. Ndëshkimi i banorëve të Gazës do të shkaktojë më shumë lot”, tha ai ndër të tjera.

Sipas Erdogan, Turqia po vazhdon negociatat për lirimin e të rrëmbyerve dhe gjetjen e zgjidhjeve për krizën që po mundon më gjerë rajonin, ndryshe nga SHBA e cila sispas tij vetëm sa rrit tensionet me dërgimin e anijeve luftarake pranë Izraelit.

Presidenti turk shtoi se një aeroplan që transportonte ndihma turke për banorët e Rripit të Gazës u ul në Egjipt në mesditë dhe se vendi i tij synon të vazhdojë dërgimin e ndihmave humanitare në koordinim me Kajron.

Ndërsa ne, Katari dhe Arabia Saudite po e bëjmë këtë (një mision ndihme humanitare), SHBA dhe Britania e Madhe po flasin për dërgimin e aeroplanmbajtësve. Pyes veten nëse këto janë përfshirë në deklaratën e të drejtave të njeriut. Ne jemi të shqetësuar. Nëse keni respektin më të vogël për Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, duhet të flasim se çfarë lloj ndihme mund të ofrojmë këtu. Ne do të vazhdojmë të dërgojmë ndihmën tonë humanitare në Gaza. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të arsyetojnë dhe të diskutojnë paqen e qëndrueshme. Sot, Gaza është e shtypur dhe e viktimizuar. Izraeli nuk është në një situatë të tillë”, tha presidenti turk.

erdogan shba gaza konflikti

Lini një Përgjigje