Bota26 Shtator 2023, 14:55

Erdogan kusht SHBA: Pro Suedisë në NATO vetëm nëse përmbushet premtimi për avionët F-16!

Shkruar nga Pamfleti
Erdogan kusht SHBA: Pro Suedisë në NATO vetëm nëse
Rexhep Tajip Erdogan

Parlamenti turk do të mbajë premtimin dhe do të ratifikojë kandidaturën e Suedisë për NATO-n nëse administrata e presidentit amerikan Joe Biden mundëson shitjen e avionëve amerikanë F-16 në Ankara, njoftoi sot presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Duke folur me gazetarët gjatë kthimit nga enklava e Azerbajxhanit të Nakhçivanit, Erdogan tha se Ministri i Jashtëm Hakan Fidan dhe Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken diskutuan ofertën e Suedisë për anëtarësimin në NATO javën e kaluar në Nju Jork.

Erdogan deklaroi se administrata amerikane e lidh shitjen e avionëve luftarakë F-16 në Turqi me ratifikimin nga Ankaraja për ratifikimin e kandidaturës së Suedisë për anëtarësimin në NATO.

rexhep tajip erdogan