TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Qershor 2025, 14:58

Sulmet e SHBA, ambasadori i Iranit në OKB: Pasurimi bërthamor në vendin tonë nuk do të ndalet kurrë

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet e SHBA, ambasadori i Iranit në OKB: Pasurimi bërthamor në

Amir-Saeid Iravani, ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara, tha se pasurimi bërthamor i Republikës Islamike “nuk do të ndalet kurrë” sepse lejohet për qëllime “energjie paqësore” sipas traktatit për mospërhapjen e armëve bërthamore.

“Pasurimi është e drejta jonë, një e drejtë e patjetërsueshme, dhe ne duam ta zbatojmë këtë të drejtë se Irani ishte gati për negociata, por dorëzimi pa kushte nuk është negociatë. Ai po dikton politikën ndaj nesh", tha Iravani për CBS News.

Por Iravani tha se Teherani është “gati për negociata, por pas këtij agresioni, kjo nuk është kusht i përshtatshëm për një raund të ri negociatash dhe nuk ka asnjë kërkesë për negociata dhe takim me presidentin”.

I dërguari iranian në OKB mohoi gjithashtu se ka ndonjë kërcënim nga qeveria e tij për sigurinë e Rafael Grossi-t, drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, ose kundër inspektorëve të agjencisë, të cilët akuzohen nga disa zyrtarë iranianë se e ndihmojnë Izraelin të justifikojë sulmet e tij. Inspektorët e IAEA-s janë aktualisht në Iran, por nuk kanë qasje në objektet bërthamore të Iranit.

Lini një Përgjigje