Volodymyr Zelensky ka folur për rrezikun e përhapjes së luftës hibride përtej krahut lindor të NATO-s.
Vladimir Putin do ta zgjerojë luftën e tij në Ukrainë duke sulmuar një vend tjetër evropian, parashikoi Volodymyr Zelensky, dhe akuzoi Rusinë për sulmet e fundit me dronë, të cilat ai i quajti një përpjekje për të testuar mbrojtjen e NATO-s.
Duke folur në Kiev pas takimit të tij me Donald Trump në OKB në Nju Jork, presidenti ukrainas tha se Rusia po përgatitej për një konflikt më të madh. "Putin nuk do të presë të përfundojë luftën e tij në Ukrainë. Ai do të hapë një drejtim tjetër. Askush nuk e di se ku. Ai e dëshiron këtë," tha ai.
Presidenti i Ukrainës tha se Kremlini po kontrollonte qëllimisht aftësinë e Evropës për të mbrojtur qiellin e saj, pas pamjeve të dronëve në Danimarkë, Poloni dhe Rumani dhe shkeljes së hapësirës ajrore estoneze nga avionët luftarakë rusë. Më shumë dronë u panë të premten në mbrëmje mbi një bazë ushtarake daneze dhe mbi një bazë norvegjeze të shtunën.
Zelensky tha se "Italia mund të jetë e radhës. Shikoni Norvegjinë, Danimarkën. Ka sinjale nga Suedia. Janë Rumania, Polonia, vendet baltike. Putini po teston atë që kanë evropianët", raporton Corriere della Sera.
Në të njëjtin mesazh, ai këshillon vendet anëtare të BE-së të mos i nënshtrohen tundimit për të mbajtur sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore në vend që t'i transferojnë ato në Ukrainë. Kundër dronëve, udhëheqësi i Kievit këshillon, "nuk kemi nevojë për Patriot, por për sistemet që ukrainasit kanë zhvilluar gjatë këtyre viteve të luftës".
Zelensky sugjeroi se qeveritë e BE-së po luftonin për t'u përballur me këtë kërcënim të ri dhe të rrezikshëm. Më herët këtë muaj, Ukraina vuri re 92 dronë që fluturonin drejt Polonisë në një mënyrë “të koreografuar”. Ajo i kapi shumicën e tyre. Nëntëmbëdhjetë kaluan në territorin polak, ku polakët qëlluan katër prej tyre.
Nga Riga, në fund të takimit të Shefave të Mbrojtjes, Admirali Giuseppe Cavo Dragone, Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s , siguroi se "çdo kërcënim ndaj hapësirës ajrore, tokësore dhe detare të NATO-s do të përballet me një përgjigje të vendosur dhe proporcionale. Ne jemi gati. Nuk duhet të ketë dyshim. Ne nuk kërkojmë konfrontim, por nuk do të hezitojmë të ndërmarrim çdo veprim që konsiderohet i nevojshëm për mbrojtjen tonë kolektive ".
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, para fjalimit të tij në Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, vazhdoi të mohojë përfshirjen e Rusisë në operacionet mbi qiejt evropianë.
"Nëse ka përpjekje për të rrëzuar një objekt fluturues, ose ndonjë objekt tjetër, mbi territorin tonë, në hapësirën tonë ajrore, atëherë mendoj se personi përgjegjës do të pendohet shumë.", tha ai.
Lidhur me dialogun e Moskës me Kievin, pas afrimit të Trump me Zelensky , përfaqësuesi i Kremlinit njoftoi se në "muajt e ardhshëm" ai do të zhvillojë bisedime dypalëshe me homologun e tij amerikan Marco Rubio.
Në këtë kontekst alarmi, ngrihet një tjetër alarm. Këtë herë nga termocentrali bërthamor i Zaporizhias, i pushtuar nga rusët që nga viti 2022, i cili është objekti më i madh bërthamor i Evropës. Dje, ai hyri në ditën e pestë të emergjencës pasi ndërprerja e lidhjes së tij me rrjetin elektrik të Ukrainës bëri të nevojshme përdorimin e gjeneratorëve rezervë me naftë për sistemet kritike të ftohjes. Greenpeace Ukraine sugjeron se Moska po ndërton linja energjie për të lidhur termocentralin me territorin e pushtuar dhe potencialisht për të rinisur reaktorët.
Por bërthama e reaktorit dhe karburanti bërthamor i shpenzuar duhet të ftohen për të parandaluar mbinxehjen e tyre dhe shkaktimin e shkrirjeve të rrezikshme, ndërsa mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së ka paralajmëruar edhe një herë për rreziqet e një Çernobili të ri.
Së fundmi, në frontin ukrainas, situata mbetet në një ngërç. Por Zelensky, pasi mori një propozim nga Trump në lidhje me përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi,Tomahawk, sipas thashethemeve, njoftoi një "marrëveshje të madhe" për furnizimin e Shteteve të Bashkuara me armë në vlerë 90 miliardë dollarë dhe njoftoi se një sistem izraelit Patriot ka qenë funksional në Ukrainë prej një muaji.
Ky ose është ose ben vet! Po Italinë ku e gjete? E njeh gjeografine apo ben vetë? Per te shkuar ne Itali duhet të kalosh gjysmen e Vendeve të BE. Vazhdo lufto dhe zboi ruset nga teritoret e pushtuara. Asnjë ushtar Italian nuk do të luftoje në vendin tend. Këtë e kane bere shumë te qarte Meloni, Salvini, Tajani etj.