TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Mars 2026, 10:49

Sulmet në Iran, eliminohen komandanti i Gardës Hapësinore dhe zëvendësministri i Inteligjencës

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet në Iran, eliminohen komandanti i Gardës Hapësinore dhe

Të paktën edhe dy zyrtarë të lartë të Iranit janë eliminuar në sulmet me raketa. Kjo të paktën sipas opozitës iraniane, e cila pretendon se komandanti i forcës hapësinore të Gardës Revolucionare Islamike, Esmail Dehghan, si dhe zëvendësministri i inteligjencës i Iranit, Akbar Ghaffari, janë eliminuar.

Pas raporteve të pakonfirmuara për vdekjen e udhëheqësit të paramilitarëve Basij, Asadollah Badfar, Iran International raportoi të paktën dy të tjerë.

Media iraniane pretendon se janë vrarë Esmail Dehghan, komandant i forcës ajrore të Gardës Revolucionare Islamike, dhe zëvendësministri i inteligjencës i Iranit, Akbar Ghaffari.

Nga raportimet mësohet se funeralet tashmë janë zhvilluar përkatësisht në qytetet e Arak dhe Tabriz.

 

 

 

irani eleminime zyrtare

Lini një Përgjigje