TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Janar 2026, 22:12

Çfarë fshihet pas ftesës së Trump për Ramën? Philips: Shqipëria, në listën e vendeve për pritjen e palestinezëve

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë fshihet pas ftesës së Trump për Ramën?
David Philips

Eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, David Philips, ka ngritur dyshime serioze mbi përfshirjen e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” të propozuar nga Donald Trump. Ai theksoi se vendet pjesëmarrëse duhet të paguajnë 1 miliard dollarë. Philips paralajmëroi gjithashtu se Shqipëria është përmendur si një nga vendet ku mund të dërgohen palestinezët nga Gaza...

Plani i shumëpërfolur i Donald Trump për të krijuar një “Bord të Paqes” për Gazën, ku Shqipëria përmendet si pjesë, ka nisur të ngrejë pikëpyetje të forta ndërkombëtare – jo vetëm për koston e lartë financiare, por edhe për përmbajtjen e paqartë politike të nismës.

Politologu dhe eksperti i njohur për Ballkanin, David Philips, në një intervistë për “News24”, ka kërkuar qartësi urgjente nga pala shqiptare dhe vetë organizatorët e planit. Ai thekson se çdo vend që bëhet anëtar i përhershëm i bordit duhet të paguajë 1 miliard dollarë, shumë kjo e papërballueshme për një shtet të vogël si Shqipëria.

Ky bord do i kushtojë vendeve 1 mld dollarë. Nuk e dimë se si do shpenzohen këto para. Presidenti Trump do jetë president i përhershëm i këtij bordi dhe nuk e dimë se çfarë marrëdhëniesh do ketë me OKB-në dhe shtetet përkatëse apo bordin e tij. Deri tani është në skenë paguaj për të luajtur. Ne nuk e dimë se si do shpenzohen këto para nga disa vendeve që janë mësuar të jenë pjesë e bordit të paqes, kanë qenë aktive. Duhet të jetë e qartë se çfarë do bëjë ky bord”, tha ai.

Gjithashtu eksperti nënvizoi se plani është ende i paqartë se çfarë do përfitojnë këto vende që do bëhen pjesë dhe se çfarë do të ndodhë me popullin palestinez.

Një pyetje është se çfarë përfitimi do ketë populli i Palestinës. Por ne duam të dimë se çfarë përfitimi do ketë e gjithë sipërmarrja, është e paqartë. Dhe si do qeveriset kjo sipërmarrje, çfarë marrëdhënie do ketë me donatorët. Çfarë marrëdhëniesh do ketë me vendet e rajonit, cila do jetë iniciativa e drejtuar nga palestinezët dhe jo një iniciativë e drejtuar nga SHBA që organizon komunitetin ndërkombëtar. Ne nuk e dimë si do të shpenzohen këto para. Duhet të ketë protokoll të qartë. Ne duam të dimë ca përfitime do të ketë populli i Palestinës, marrëdhënia me Bordin dhe vendet donatore, vendet e rajonit, kjo do të jetë një nismë e drejtuar nga Izraeli dhe jo SHBA që organizon Komitetin Ndërkombëtar”, vijoi ai.

I pyetur nëse Shqipëria mund të bëhet pjesë e përhershme e bordit, ai u shpreh: “Bordi i Paqes mund të përfitojë, por a ka kaq shumë para një vend i vogël sa Shqipëria. Pra ku do përfshihet Shqipëria dhe çfarë do përfitojë. Kjo nuk është e qartë. Kjo çështje duhet adresuar më së miri. Ka shumë para për të paguar Shqipëria, duhet adresuar për të ditur se çfarë do të përfitojë dhe kjo nuk është e qartë”.

Kurse pyetjes nëse Shqipëria mund të jetë një nga vendet që mund të presë të huaj dhe kryesisht palestinezë, ai shpjegoi se vendi ynë është përmendur si një nga kandidatet, por është ende e paqartë, ashtu sikurse plani, donatorët dhe anëtarët.

Nuk e dimë ende se çfarë është propozuar konkretisht. Ai (presidenti Trump) ka propozuar deportimin e palestinezëve në vendet e tjera. Shqipëria është përmendur mes këtyre vendeve, ashtu si Sudani. Por duhet të jenë të kujdesshëm në planin e Gazës, nuk e dimë se deri në çfarë niveli. Vendet donatore duhet të jenë të kujdesshëm për të investuar në planin e paqes së Gazës, por që nuk është e qartë deri tani”, tha Philips.

david philips rama trump

4 Komente

  1. E
    ERD

    Ed Rama nji motërmiq e anti shqiptar që se bo nona.Ka msu ca skema me batuda me dal nëpër faqet e para me karlliqet që flet e atë humor të dobët që ka. Rama do daki shum shpejt në skema që ti morim ti nimojm se ene ne kemi emigru etj etj etj. Mhb vrk dmth. Në nji popullsi prej jo më shumë se 1 milion banor,ky bolja majt ka mar emigrant në % shum të lart në raport me popullsinë vemdase.Kaq mjafto për kte testikul t’pa vler

    1. T
      Teuta

      Në greqi ka shum palestineze, pakistanezë, afrikanë, indonezianë, kinezë etj etj,, si mendoni ju qe Shqipëria do rrije pa u përzier me kto raca?? Shush nk don Por ja që ai i madhi ka plane për Shqipërinë, dhe po të duash mos e bëj! Fatkeqësisht jemi viktima në shfarosje. 2mln Shqiptarë na përzuri Sala në '92 - '97 , kshtu që jemi të dënuar vlla.

    2. T
      Tony

      Ballkani është copa e fundit që nuk është bere nevojtore. Po u arrit edhe kjo humb cdo vlere fisnike e njerezimit.

      1. E
        Ed

        Shqiperia nuk duhet te pranoj ne asnje menyre te marri pjese ne kete budallallek te nje psikopati , Palestinezet kane vendin e tyre. izraeli duhet te paguaj per krimet qe ka bere dhe vashdon akoma te vrase femije gra dhe burra te pa armatosur dhe te pafajshem .

        Lini një Përgjigje