
Teherani paralajmëron për përshkallëzim dhe kërcënon se mund të bllokojë të gjithë eksportet e naftës në rajon
Garda Revolucionare e Iranit, Islamic Revolutionary Guard Corps, deklaroi se Irani do të përcaktojë fundin e luftës në Lindjen e Mesme, duke reaguar drejtpërdrejt ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se konflikti mund të përfundojë “shumë shpejt”.
“Në jemi ata që do të përcaktojmë fundin e luftës,” thuhet në një deklaratë të Gardës Revolucionare.
Sipas deklaratës, balanca dhe e ardhmja e rajonit janë tashmë në duart e forcave të armatosura iraniane, ndërsa shtohet se forcat amerikane nuk do të jenë ato që do të vendosin përfundimin e konfliktit.
Garda Revolucionare paralajmëroi gjithashtu se Irani mund të ndërmarrë masa të forta kundër interesave energjetike në rajon nëse sulmet amerikane dhe izraelite vazhdojnë.
Sipas deklaratës, Teherani nuk do të lejojë asnjë litër nafte të eksportohet nga rajoni, një kërcënim që mund të trondisë tregjet globale të energjisë nëse përshkallëzimi i konfliktit vazhdon.
Lini një Përgjigje