TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Maj 2023, 10:42

Goditje e madhe për Putinin! Paralajmëron kreu i Wagner: Do të tërheqim trupat nga Bakhmut  

Shkruar nga Pamfleti
Goditje e madhe për Putinin! Paralajmëron kreu i Wagner: Do të

Kreu i grupit Wagner ka deklaruar do të tërheqë trupat e tij nga qyteti ukrainas i Bakhmut deri të mërkurën, për shkak të një mosmarrëveshje për furnizimin me municione me zyrtarët rusë.

Deklarata e tij vjen  pasi ai postoi një video në mediat sociale duke ecur mes trupave të pajetë të luftëtarëve, duke i kërkuar ministrit të mbrojtjes të Rusisë për më shumë furnizime.

Trupat e tij do të largohen më 10 maj.

Bakhmut është cilësuar si një pikë kyçe për luftën, pasi një fitore e rusëve do të hapte rrugën për pushtimin e qyteteve të tjera.

Vladimir Putini mund të heqë dorë nga planet e tij për të nënshtruar së shpejti Kievin dhe për të pushtuar Ukrainën, sipas një vlerësimi më të fundit të bërë nga zyrtarë të lartë amerikanë. Përfaqësues të agjencive amerikane të zbulimit kanë thënë më parë se presidenti rus besonte, se në mënyrë që të përmbushte fatin e tij, do të ishte e nevojshme që ai të pushtonte Ukrainën. Por ndërsa lufta po zvarritet në vitin e saj të dytë, zbulimi amerikan beson se udhëheqësi rus ka pranuar disi, realitetin në terren.

wanger putin

Lini një Përgjigje