TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Tetor 2025, 10:05

Grabitja e shekullit në Louvër, dy të arrestuar në Paris 

Shkruar nga Pamfleti

Grabitja e shekullit në Louvër, dy të arrestuar në

Ata po hetohen për vjedhje të rëndë dhe komplot për të kryer një krim, si pjesë e hetimit të nisur nga Brigada Anti-Bandite e Parisit (BRB) dhe Zyra Qendrore për Luftën kundër Trafikimit të Pronës Kulturore. 

Dy persona u arrestuan mbrëmjen e së shtunës nga autoritetet franceze pasi dyshohet se ishin pjesë e bandës që kreu vjedhjen në Muzeun e Luvrit në Paris më 18 tetor, raporton Le Parisien. 

Ata po hetohen për vjedhje të rëndë dhe komplot për të kryer një krim, si pjesë e hetimit të nisur nga Brigada Anti-Bandite e Parisit (BRB) dhe Zyra Qendrore për Luftën kundër Trafikimit të Pronës Kulturore. 

Grabitësit arritën që të merrnin 8 bizhuteri, stolitë e Mbretëreshës Marie-Amélie, varëset dhe vathët e Marie-Louise, me një humbje të vlerësuar prej 88 milionë eurosh. 

Hajdutët lanë disa gjurmë: një jelek, një helmetë motoçiklete, etj. Në helmetë u gjetën flokë që i përkisnin një hajduti, me shumë mundësi i pari që hyri në muze. Të dyshuarit gjithashtu nuk arritën t'i vinin flakën pajisjeve që përdorën për grabitjen. Vjedhja e kryer në një vend të tillë ka ngjallur vëmendje ndërkombëtare, midis habisë nga zgjuarsia e autorëve dhe pyetjeve në lidhje me sigurinë e Luvrit.

Si ndodhi grabitja? 

Disa dëshmitarë tregojnë se policia vraponte pranë muzeut të famshëm dhe përpiqej të hynte në Luvër nga dyert anësore prej xhami, por ato ishin të mbyllura me çelës dhe ishte e pamundur të hapeshin. Brenda, “të gjithë vraponin dhe godisnin dyert prej xhami për të dalë jashtë”. Në fund, policia dhe xhandarmëria arritën të rikthenin qetësinë, por grabitësit tashmë kishin ikur me motoçikleta Yamaha T-Max, duke marrë drejtimin e autostradës A6 drejt Lionit. 

Sipas rindërtimit të parë të ngjarjes, nga radio Europe 1, midis orës 9:30 dhe 9:40, grabitësit me fytyra të mbuluara dhe të veshur si punëtorë ndërtimi sulmuan muzeun nga ana e Senës, ku po kryhen punime restaurimi.

Ata vendosën një ashensor lëvizës për zhvendosje sendesh pranë një salle të Galerisë së Apolonit, ku ruhen bizhuteritë, më pas hapën dritaret duke përdorur sharra elektrike. Dy prej autorëve hynë brenda, ndërsa një i tretë qëndroi roje jashtë.

Grabitësit vodhën një varëse, një spile, një diademë dhe bizhuteri të tjera të Napoleonit, të ekspozuara në vitrinat kushtuar monarkëve francezë. Sipas një burimi të brendshëm të Luvrit, të cituar nga Le Parisien, diamanti i famshëm “Régent”, më i madhi i koleksionit me peshë mbi 140 karatë, nuk është vjedhur.

Çfarë u grabit? 

Ministria franceze e kulturës ka identifikuar tetë objekte të paçmuara të vjedhura, përfshirë diadema, gjerdanë, vathë dhe brosha që i përkisnin Mbretëreshës Marie-Amelie, Mbretëreshës Hortense, Perandoreshës Marie Louise dhe Perandoreshës Eugenie.

Një objekt i nëntë u gjet i thyer në vendngjarje, dhe dyshohet se ishte kurora e gruas së Napoleonit III.

Gjerdani nga seti i safirëve të Mbretëreshës Maria Amalia dhe Mbretëreshës Hortense

Grabitja e shekullit në Louvër, dy të arrestuar nëGrabitja e shekullit në Louvër, dy të arrestuar në

Kurora e perandoreshës Eugenia

Grabitja e shekullit në Louvër, dy të arrestuar në

Karficë në formë fjongoje e perandoreshës Eugenia

 

Grabitja e shekullit në Louvër, dy të arrestuar në

Varëse smeraldi nga koleksioni i perandoreshës Maria Luiza

Grabitja e shekullit në Louvër, dy të arrestuar në

Një palë vathë smeraldi nga i njëjti set

Grabitja e shekullit në Louvër, dy të arrestuar në

Karficë me relike 

Grabitja e shekullit në Louvër, dy të arrestuar në

Shpata që nuk është gjetur

Grabitja e shekullit në Louvër, dy të arrestuar në

grabitja e muzeut te louvrit arrestohen grabitesit

Lini një Përgjigje