
Lufta në Ukrainë ka pasur një kosto tepër të lartë jo vetëm për Kievin, por për të gjithë botën. Sipas një hulumtimi nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimit të Paqes në Stokholm (SIPRI), vitin e kaluar shtetet në mbarë botën shpenzuan mbi 2 trilion euro për forcuar vendet e tyre ushtarakisht dhe finanacuar ushtrinë e Kievit.
Sipas studimit shpenzimet globalisht u rritën me 3.7% në terma realë, ndërsa shpenzimet ushtarake në Evropë u rritën me 13%, rritja e saj më e madhe në histori. Ndihma ushtarake për Ukrainën dhe shqetësimet për një kërcënim të shtuar nga Rusia ndikuan fuqishëm në vendimet e shpenzimeve të shumë shteteve të tjera.
Mbikëqyrja e pavarur suedeze tha se vitin e kaluar, tre shpenzuesit më të mëdhenj të armëve ishin Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia, të cilat mes tyre përbënin 56% të shpenzimeve globale.
Një studiuese e Programit të Shpenzimeve Ushtarake dhe Prodhimit të Armëve të SIPRI, Nan Tian tha se rritja është një shenjë se ne po jetojmë në një botë gjithnjë e më të pasigurt.
Disa shtete rritën ndjeshëm shpenzimet e tyre ushtarake pas pushtimit, ndërsa të tjerë njoftuan planet për të rritur nivelet e shpenzimeve për periudha deri në një dekadë. Disa nga rritjet më të mëdha u panë në vendet afër Rusisë, si Finlanda (36%), Lituania (27%), Suedia (12%) dhe Polonia (11%). Kjo pasi këto vende e shohin veten më të rrezikuara nga agresioni rus.
Lini një Përgjigje